Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune

December 11, 2025

Për një ditë 54 aksidente në Kosovë

December 11, 2025

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Llabjan të Novobërdës

December 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune
  • Për një ditë 54 aksidente në Kosovë
  • Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Llabjan të Novobërdës
  • Moti sot: Mëngjesi me mjegull, por ndërkohë priten edhe rreze dielli
  • Betohet kryetari Alban Hyseni dhe anëtarët e Kuvendit të Komunës së Gjilanit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 aktakuza ndaj dy personave për vepra të ndryshme penale.
  • Konfiskohet një armë e mbajtur pa leje në Llabjan të Novobërdës
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Austria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë
Lajme Qendrore

Austria e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë

adminBy adminJanuary 13, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se shteti i tij është i gatshëm të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, nëse një gjë e tillë i kërkohet zyrtarisht nga aleanca ushtarake perëndimore.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Nehammer tha se shteti i tij ka numrin më të madh të trupave në KFOR nga shtetet që nuk janë pjesë e NATO-s, duke shtuar se përkrahin idenë e Kosovës për trupa shtesë.

“Ne mbështesim thirrjen e Kosovës për rritje të trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm që të ofrojmë trupa mbështetëse nëse KFOR-i na e kërkon këtë gjë, sepse është me rëndësi të dihet që edhe komunitetet e ndryshme pajtohen me praninë e KFOR-it. Pra, jemi plotësisht të bindur dhe të gatshëm që të ofrojmë më shumë trupa nëse kjo kërkohet zyrtarisht nga NATO-ja, nga KFOR-i”, tha ai.

Aktualisht në Kosovë janë 232 trupa austriake në kuadër të KFOR-it.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundi ka deklaruar se një shtim i trupave të KFOR-it dhe pajisjeve ushtarake, do të përmirësonte sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës për media në Austri, Kurti tha se këtë kërkesë e ka bërë për shkak të brengës se në bazat ushtarake të Serbisë, që gjenden pranë kufirit me Kosovën, ka prani edhe të elementeve paramilitare ruse.

“Ne kemi shprehur interesimin që të kemi më shumë ushtarë të KFOR-it në Kosovë për shkak të 48 bazave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën. Njëzet e tetë janë ushtarake dhe të tjerat quhen civile. Por, sidomos për shkak se prania e elementeve ushtarake paramilitare, si mercenarët e Vagnerit e kështu me radhë, prania e tyre në këto baza është shumë më sfiduese dhe brengosëse”, tha Kurti, duke iu referuar grupit rus të mercenarëve, Vagner.

Kërkesa e Kurtit për trupa shtesë të KFOR-it erdhi pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, që kulmuan me ngritjen e barrikadave nga disa serbë lokalë në dhjetorin e vitit të kaluar.

Më 5 janar, Radio Evropa e Lirë raportoi se NATO ende nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga Kosova për rritjen e pranisë ushtarake.

Një zyrtar i NATO-s i tha REL-it se misioni i aleancës në Kosovë është i përgatitur për të ndërhyrë nëse “stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes janë në rrezik”.

Forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, u vendosën në Kosovë pas përfundimit të luftës më 1999 me synim që të garantojnë sigurinë. Aktualisht, në misionin e KFOR-it janë afër 4.000 trupa nga 27 shtete të botës. /REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot: Mëngjesi me mjegull, por ndërkohë priten edhe rreze dielli

December 11, 2025

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

December 10, 2025

Moti sot kryesisht i vranët dhe herë pas here me diell

December 9, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune

By adminDecember 11, 2025

Kordinatore për veprat penale kundër trafikimit me qenie njerëzore në Prokurorinë Themelore në Gjilan, Prokurore…

Për një ditë 54 aksidente në Kosovë

December 11, 2025

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Llabjan të Novobërdës

December 11, 2025

Moti sot: Mëngjesi me mjegull, por ndërkohë priten edhe rreze dielli

December 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan mban ligjëratë vetëdijësuese kundër trafikimit me qenie njerëzore në shkollat e mesme të kësaj komune

December 11, 2025

Për një ditë 54 aksidente në Kosovë

December 11, 2025

Arrestohet për armëmbajtje pa leje një person në Llabjan të Novobërdës

December 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.