Është arrestuar një person në rrugën “Martirët e Gjilanit” të Gjilanit, pasi që janë bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të tij.
“Gjatë kësaj bastisje njësiti policor ka gjetur dhe ka konfiskuar: 224.75 gramë substancë e cila dyshohet të jenë narkotikë e llojit marihuanë, një bimë të mbjellë kanabisativa dhe një qese me 190-fara të bimës narkotike kanabis me peshë 3.70 gram”, bëri me dije sot Policia.
Njoftohet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


