Në Gjilan është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë në familje, e madje edhe kanosje.
Sipas policise dyshohet se dhunë dhe kanosje të ketë përjetuar një femër, porse nuk saktësohet afërsia familjare.
Ndërkaq, lidhur me rastin, pas kontrollit, tek personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur për kanosje.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në paraburgim./GJILANI INFO/