Policia e Kosovës ka arrestuar një person në aeroportin “Adem Jashari”.
I njëjti ishte në kërkim policor për vjedhje të një veture gjatë verëes së këtij viti në Gjermani.
Sipas autoriteteve zyrtare policore, bëhet e ditur se vetura e vjedhur është sekuestruar.
Ndërkaq për personin e dyshuar nga Gjilani, thuhet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gjilani INFO/


