Gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë si dhe përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e kërkesave në vendet ku jetojnë, për ta forcuar edhe më tej lidhjen e tyre me atdheun.
U miratuan qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor të Aleancës 2025-2029, disa prej të cilave janë me sa vijon;
1. Forcimi i pozitës vendimmarrëse të diasporës në Kosovë;
2. Krijimi i lehtësirave fiskale dhe doganore, me legjislacion të ri, për investime kapitale nga diaspora;
3. Rritjen e aktiviteteve arsimore e kulturore në diasporë. Do të përpilohen programe specifike për qytete apo rajone ku ka përqendrim të madh të shqiptarëve për mësim të gjuhës shqipe, si veprime për parandalimin e asimilimit dhe harresës së gjuhës amtare.
4. Hartimi dhe miratimi sa më parë i Ligjit për Diasporën.
Aleanca gjatë tërë sezonës verore, do të vazhdojë me takime e aktivitetite të ndryshme me bashkatdhetarët që këto ditë i kanë dhënë hijeshi Kosovës dhe kanë sjellë një energji të re në vend./GJILANI INFO/





