Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

October 27, 2025

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit
  • Moti sot me diell
  • Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
  • Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
  • Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
  • Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€
Opinione

Një orë pune në Kosovë duhet të jetë minimumi 5€

adminBy adminAugust 12, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan  Skender Berisha 

Po të tërhiqet një paralele me vendet ballkanike, por edhe trendin që po ndjekim si vend, pastaj edhe rritjen e kostos së jetës, një orë pune në Kosovë si minimale do të duhej të fillonte me 5€ bazë.

Çmimet në rritje, ikja e fuqisë punëtore dhe pagat shumë të vogla do t’i shtyjnë bizneset në vend të marin masa edhe në këtë drejtim.

Kjo nevojë emergjente që vendi ka tani, për t’a rishikuar pagën minimale në vend asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e rëndësishme.

Rritja ekonomike e cila në rrafshin ekonomik paraqet një pasqyrë të rritjes apo rënies si tërësi të prodhimit të përgjithshëm bruto një vend, duke krahasuar trendin që ka patur gjatë një periudhe, asnjëherë nuk mund të thuhet se kjo rritje menjëherë të jetë e mundur të shtrihet gjithandej në jetën ekonomike të familjeve dhe mirëqenies së tyre, që i bie se numrat statistikor do të jenë si të dhëna bazuar në prodhimin e përgjithshëm bruto, por diferenca mes të pasurve dhe atyre me kategorisë që mezi mbijetojnë nuk nënkupton se eliminohet.

Prodhimin e përgjithshëm bruto duke krahasuar me numrin e banorëve, mund t’a konsiderojmë si një të dhënë të kalkuluar, dhe më pas fitojmë të dhënat e kërkuara, nga e cila varet edhe trendi i zhvillimeve të vendit që ka ndjekur, por asnjëherë interpretimin në aspektin numerik të saj nuk duhet konsideruar se është bërë mjaftueshëm për të gjithë.

Dihet se rritja ekonomike vjen për shkak të rritjes së fuqisë punëtore ose kapitalit, teknologjisë apo rentabilitetit të puntorëve. Bazuar në këtë, nuk mund të themi se rritja ekonomike në Kosovë ka ardhur si rezultat i rritjes së fuqisë punëtore, ngaqë të gjithë jemi dëshmitarë të ikjes së fuqisë punëtore.

Kjo rritje ekonomike e deklaruar në Kosovë vjen si rrjedhojë edhe e politikave zhvillimore në vitet e fundit që është ndjekur, dhe kjo vazhdimësi sjell edhe rezultatet që ka ndjekur vendi më pas, duke i shndërruar në rezultat kohë pas kohe edhe politikat zhvillimore që vendi po ndjek sot.

Ky ritëm i rritjes ekonomike nga e cila edhe deklarohet vendi, tani kërkon masa të cilat bëjnë edhe shpërndarjen proporcionale të të mirave, nga e cila përfitojnë edhe shtresat e pakta të mesme të mbetura, si dhe ato të cilat janë në prag të mbijetesës.

Por cilat janë ato të mira që shteti me ligjet e saj shtrinë autoritetin dhe bënë shpërndarjen, dhe këtë rritje ekonomike të deklaruar e prekin dhe ndjejnë të gjithë.

Sigurisht se edhe paga bazë me projektligj e paraparë, konsiderohet si një mekanizëm që do të jetë efektiv në organizimin e aktiviteteve dhe jetës brenda një vendi.

Një punë e paguar mirë, punëtor i trajtuar dinjitetshëm, i respektuar dhe konsideruar si i barabartë, me një orar që respektohet, patjetër se do të paraqesë të dhëna edhe më të mira kur bëhet edhe krahasimi ndër vite, dhe si rezultat i të hyrave më të mira brenda familjes, do të kemi edhe shpenzimet që sjellin dobi zinxhirore.

Në Kosovë ky veprim (rishikim në kontinuitet i pagës bazë) i cili do të duhet të ndodhë herët apo vonë, me efekt që nuk do të jetë i njëjtë nëse vonon shumë, sepse kjo ikje e fuqisë punëtore do të sjellë dëme të konsiderueshme dhe afatgjatë në vendin tonë.

Prandaj, konsiderohet se për fillim një orë pune e paguar mirë, respektivisht 5€ bazë në orë,  do t’a ndryshonte trajektoren në rënie drejt pozitives, dhe do t’i hapte rrugë mbajtjes së fuqisë punëtore në vend, por edhe rritjes së mirëqenies në përgjithësi në Kosovë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bulevardi i qytetit dhe impakti ekonomik!

September 3, 2025

Cila është marrëdhënja midis shtetit dhe demokracisë?

August 27, 2025

Zjarret nga pabesia dhe tradhëtia

August 22, 2025
Mos humbni
Kulturë

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

By adminOctober 27, 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport,…

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

October 24, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

October 27, 2025

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.