Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

October 27, 2025

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit
  • Moti sot me diell
  • Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”
  • Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 6 aktakuza ndaj 7 personave dhe ka ndalur 3 persona
  • Mbi 2 mijë e 390 gjoba trafiku janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohen tre persona, dyshohen se janë përfshirë në një rast rrëmbimi në Gjilan
  • Kryetari Hyseni, inspekton punimet në Shkollën e re të Mjekësisë, ku po investohen 3.3 milionë euro
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Epi i Gilgameshit” dhe legjenda e njohur mbi themelet e moçme iliro-dardane të Trojës dhe Romës së lashtë antike…
Kulturë

“Epi i Gilgameshit” dhe legjenda e njohur mbi themelet e moçme iliro-dardane të Trojës dhe Romës së lashtë antike…

adminBy adminJuly 30, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Agron Shabani

-Thuhet se në kuadër të “Dinastive” të lashta (Antike) të Sumerëve ,Urukeve dhe Semitëve (lexo: dikund rreth viteve 2700-2600 para Epokës së Re) – ishte hartuar dhe themeluar e ashtuquajtura “Lista e mbretërve të Sumerëve” të cilës atëbotë i takonin edhe mbretërit ose perandorët e njohur si Gilgameshi, Aka, Mubaragezi, Hamurabi, Sargoni dhe kështu me radhë.

Sipas “listës” së lartëpërmendur të mbretërve (perandorëve) sumer, në botë ishte përhapur dhe bërë i njohur edhe “Epi i Gilgameshit” të cilin, i biri i mbretit (perandorit) të atëhershëm të Sumerëve, Mubaragezit, – Aka (Akadiani), e kishte përhapur dhe interpretuar në shoqërine dhe botën e atëhershme (Antike) – pas betejës së madhe me Gilgameshin – heroin dhe mbretin e famshëm të Urukëve që ndodheshin në luftë kundër “Dinastisë së Kishëve” .

Gjithnjë sipas kronikave dhe shënimeve të ndryshme të logografëve (kronistëve) dhe historiografëve të atëhershëm: Sumerët dhe Semitët atëbotë i kishin vënë bazat e fuqishme dhe dialektike të kulturës dhe civilizimit të njohur në Mesopotami dhe Babiloni.

Se kendejmi, për dallim nga klanet dhe etnitetet tjera të Babilonisë dhe Mesopotanisë së asaj kohe, fisi (klani) ose etniteti i sumerëve (sumeraneve) atëbotë flisnin dhe komunikonin me një gjuhë të përzier dhe të panjohur për të tjerët. Thuhet se flisnin ose komunikonin shqip mes veti….Si Aleksandri (Leka) i Maydh, Akili, Hektori, Elena etj.

Ndaj, për shkak të larushisë dhe specifikave të ndryshme gjuhësore dhe dialektore, në shkrimet dhe literaturën e asaj kohe (sidomos në atë të fushave të historiografisë dhe religjionit) ishte aplikuar edhe e ashtuquajtura “dygjuhësia e kulturës” babilonase.

Ndonja 4 ose 3 mijë vjetë më herët, gjegjësishtë në vitin l050 – para Epokës së Re, Trimi ose Heroi i njohur Trojan – Eneu ( i trungut ose fisit ilir te Dardanëve) – pas ngjitjes së pushtetit dhe martesës së tij me princezën e bukur latine – Lavinia (Rea Silvia) në “Lacio”, përkatësisht, në Castel Gandolfo së bashku me të birin e tij, do e themeloi  “Qytetin e Diellit” (Romën Antike) të njohur në fillimet e shekujve dhe historisë si “Alba Longa”.

Eneu si birë i Dardanosit, birit ose dalit të Zeusit (Zeus në Antikë quheshin -Zotërat ose Perënditë) dhe Venerës ose Afërditës: Sipas legjendave të shumëta biblike dhe enciklopedike, në forma dhe mënyra të shumëta ishte i ndërlidhur dhe “kurorëzuar” me ligjet dhe botën e perëndive.

Ndërkohë që Romuli dhe Remi, kishin qenë të Bijtë e Marsit dhe “gruasë së lartë mbretërore” – Rea Silvia

Ndryshe nga kjo, sipas burimeve dhe dëshmive të shumëta shkencore dhe historike: Qytetërimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar. – djepin dhe zanafillën e vet e ka në Ballkanin Qendror. Gjegjësisht, në teritorin e sotëm të Kosovës (Dardanisë Antike), Shqipëri dhe në hapësira dhe teritore tjera (më të gjera) të banuara nga shqiptarët dhe joshqiptaret. Të  cilat, për shkak të diktateve dhe padrejtësive të shumëta historike dhe politike sot nuk u përkasin as takojnë iliro-shqiptarëve etnik dhe autokton.

Për më tepër, njëri ndër fiset ose grupacionet ( grupimet)  më të mëdha të Ilirëve (Ilirisë) -Dardanët, që në lashtësi (Antikë) kanë jetuar dhe banuar në treva dhe hapësira shumë të gjëra euro-aziatike. Me ç’rast, sipas burimeve dhe dëshmive të shumëta materiale, historike, arkeologjike, onomastike, antropologjike, paleografike, paleontologjike, numizmatike, heraldike, sakrale, socio-fizike, psikologjike, etj. Fisi Ilir i Dardanëve kanë qenë themeluesit dhe banuesit më të hershëm të Kosovës, respektivisht, Dardanisë Antike.

Dardania – shtrihej dhe kufizohej atëbotë – në veri me lumejt Angri dhe Magri (lexo: lbri dhe Morava). Duke përfshirë këtu edhe Naisin ose Nishin e sotëm në Serbi) , deri tek rrjedhat e sipërme të lumit Aksi (Vardari i sotëm) në kufij me Peonët ose Palonët (…).

Në lindje të saj dardanët, Dardania kufizohej me Thrakët (Thrakinë).

Përderisa në perëndim ishin Vargmalet e njohura të Skardit (Sharrit) dhe lumi i famshëm i Drilonit (Drinit).

Ndryshe nga kjo, për të mos thënë këtu shumë më herët(…) – gjurmët dhe dëshmitë (dokumentët) e para mbi kulturën dhe qytetërimin e lashtë iliro-shqiptar në Kosovë (Dardani) dhe në pjesë të tjera të Ilirisë, datojnë që nga Periudha e Neolitit.

Ndërkohë që për shkaqe dhe motiveve të ndryshme demografike, natalitive, ekonomike, socio-psikologjike, politike dhe të tjera… Valët e para të dyndjeve dhe shpërnguljeve të fuqishme dhe tepër masive të fiseve të lashta pellazgo-ilire nga Ballkani (Gadishulli Ilirik) për në Anadolli (Turqi), ne Azinë Qëndrore, Azinë e Vogël etj, etj., Kanë filluar dikund rreth tremijë (3000) e më shumë vjet para epokës sonë.

Shih për këtë, Dardanët dhe fiset tjera pellazgo-ilire (të dyndura e shpërnguluar gjithekah dhe gjithandej)- kanë lënë gjurmë dhe dokumentacione të fuqishme në Anadolli (Turqi), Greqi, Romën e Lashtë-Antike, Egjipt, Asiri, Babiloni, Izrael (Palestinë), Mesopotani dhe në vende e hapësira të tjera euro-aziatike.

Ndaj, mu për këtë, nuk është aspak e rastit që me emrat dhe toponimet e lartëpërmendura pellazgo-iliro-shqiptare (si Alban, Albani, Albanon, Albanicus, Dardanele, Dardanos, Iliricum etj…) në periudhat e ndryshme Antike – quheshin rajoni i gjërë i Kaukazisë(  Kaukazit), Italia, Skocia, një pjesë e konsiderueshme e trualli (territorit) të sotëm gjermano-austriak etj.

-Si Zotëra dhe themelues të parë e të vërtetë të Trojes së lashtë (Antike) – njihen Ilirët, rrjedhimishtë Dardanet.

Dardanosi – i Biri i Zeusit (Zotit) ishte i pari (kryeheroi dhe prijësi kryesor) në Trungun Familjar të Trojanëve.

Edhe Porta kryesore e Trojës atëbotë quhej Dardan ose Dardanos.

Ndërkaq, vetë fjala ose emri Troje – vjen nga leksiku dhe toponimi i lashtë pellazgo-iliro-shqiptar që donë të thotë: truall, troje, treva ose vendbanime.

-Gjatë periudhës së Neolitit ndërkaq, në Kosovë (Dardani) u ngritën dhe themeluan qendrat dhe vendbanimet e para urbane si Tjerrtorja (Prishtina), Vicianumi (Vushtria), Gladnica (Graçanica), Rakoshi (Istogu), Rreshtani (Suha Reka), Theranda (Prizreni); Separati (Peja), Besiana (Podujeva) dhe kështu me radhë.

Dardania Antike, gjatë kësaj periudhe do të njoh një zhvillim dhe lulëzim të përgjithshëm shoqëror dhe kulturor. Përfshirë këtu edhe lulëzimin dhe shkëlqimin e përgjithshëm të qendrave (qyteteve) të njohura të Kosovës, respektivisht, Dardanisë Antike -siç ishin Scupi (Shkupi), Theranda (Prizreni), Vicianumi (Vushtria), Separati (Peja), Naisi (Nishi), Besiana (Podujeva) dhe të tjera.

Në botën dhe civilizimin e atëreshem ndërkaq, ishte i njohur fakti sipas të të cilit, fisi i madh pellazgo-ilir i Etruskëve, në periudhat e lashta – Antike,  ne Romë ( Itali )- pos përhapjes së letrës dhe shkrimit, e kishin bërë edhe prezantimin ose paraqitjen e Zotërave (Perëndive) në mënyrë Skulpturore dhe Antropologjike. Respektivisht, përmes gdhendjes dhe skalitjes së portretëve të tyre në formë kulti në gurët e Tempujve Hyjnorë. Si Fidia dikur me heret ne sheshin e njohur ” Aeropag” te Athines etj.

Të njohura janë gjithashtu shkrimet dhe legjendat e ndryshme mbi gjeografin dhe leksikografin e shquar antik-Eratostenin (me prejardhje ilire), matematicientin dhe arkitektin e njohur – Heronin, ato mbi poetin dhe shkrimtarin e lashtë- Kalimahun që jetonin dhe vepronin në Aleksandri të Egjiptit e cila emrin e saj e kishte marrur në bazë të mbretit, gjegjësisht, perandorit të famshëm ilir- Aleksandrit (Lekës)  të Madh. Ato mbi Arkimedin që jetonte dhe vepronte në Sirakuza, Shën Florin dhe Laurin, Shën Jeronimin, Niketë Dardanin, Sh.Albanin dhe kështu me radhë…

Pa i harruar këtu edhe mitet dhe legjendat e ndryshme mbi Perëndeshat e njohura Afërdita, Hera, Athina, Minerva etj., në Greqinë e Lashtë – Antike së bashku me eposet e njohura “Iliada” dhe “Odiseu” të Homerit etj.

Për fund :

Se këndejmi, në vazhdim duhet ritheksuar një vlerësim lapidar dhe emblematik të mendimtarit dhe historiografit (historianit) të shquar gjerman, Theodor Schieder i cili në kuadër të “Kodeksit të historisë nacionale” , pos tjerash konstaton se: Historia e kulturës dhe civilizimit botëror, sikur e ka humbur ndikimin (efektin) dhe kuptimin e saj si një parollë luftarake kundër historisë së përgjithshme politike dhe ushtarake…”

Ndaj, mu për këtë, sipas konceptëve ose përceptimëve të njohura sociohistorike, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike dhe të tjera: E tërë ajo qe ka ndodhur në kulturën dhe historine e përgjithshme e civilizimit evroplan dhe atij boteror – para revolucionëve në Evropë dhe SHBA-së, nuk i takon më sferës së njohur historike ose historiografike, por me tepër asaj politike, ushtarake ( luftarake), sociologjike, psikologjike, politologjike, socipolitike etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

October 27, 2025

Doli nga shtypi libri i ri me tregime “Shtegu i Dashurisë” nga autorja Sadbere Gagica

October 23, 2025

Mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Teen Fest Kosova” në Gjilan

October 23, 2025
Mos humbni
Kulturë

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

By adminOctober 27, 2025

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport,…

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025

Kryetari Hyseni, uron FC Drita për sigurimin edhe të një pike të vlefshme në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës të UEFA-s

October 24, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

October 27, 2025

Moti sot me diell

October 24, 2025

Në kuadër të projektit CoVE STEM Europe në UKZ u mbajt konferenca “Sfidat e ndërmarrjeve industriale në Kosovë dhe zhvillimet teknologjike”

October 24, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.