Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik

April 17, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh

April 17, 2026

Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

April 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
  • Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti
  • Policia e Kosovës: Për 24 orët e fundit janë lënduar 25 persona në aksidente dhe janë shqiptuar mbi 2000 gjoba në trafik
  • Nisin punimet në ndërtimin e rreth rrotullimit në njërin ndër kryqëzimet më problematike
  • Kryetari Hyseni: Procesi në AKK u manipulua politikisht, do ta kontestojmë ligjërisht
  • Përkujtohen dëshmorët dhe martirët e Malishevës
  • Maturantët e Shkollës së Mesme “Xhavit Ahmeti” mirëpresin përfaqësuesit e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Brezi fatkeq
Opinione

Brezi fatkeq

adminBy adminApril 29, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Nga Bajram Mjeku

Brezi më fatkeq në dekadat e fundit është brezi im, më saktë ne që jemi lindur në vitet gjashtëdhjetë, pastaj kemi krijuar familje në dekadën më të rëndë të shekullit të kaluar në vitet nëntëdhjetë dhe mbas luftës, përkushtimi ynë i vetëm në mungesë të perspektivës, ishte për t’i përgatitur fëmijët tanë për të ikur në Evropë dhe përtej oqeanit!

Kjo i bie që ne nuk kemi lindur fëmijë për të jetuar e prosperuar në Kosovë, por kemi “prodhuar” fëmijë, që të sigurojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit.

Në dekadën e fundit, gjatë takimeve me miq të respektuar të brezit tim, temë kryesore e bisedave tona është mënyra se si t’i dërgojmë fëmijët jashtë vendit!

– Unë shpëtova qe djali im siguroi vizën për Gjermani!, – thotë njëri.

– Jam duke i shikuar mundësitë që vajza apo djali im të shkojë përtej oqeanit!, – thotë tjetri.

– Sikur të dija se do të prodhonim fëmijë për Evropën, kurrë nuk do të krijoja familje, – më tha një ditë një mik imi i dëshpëruar sa s’ka më…

T’i kthehemi retrospektivës vetëm pak. Kur prindërit tanë krijuan familje, ata përveç përmbushjes së boshllëkut për të patur trashëgimtarë, përmbushnin edhe një mision tjetër: lindnin fëmijë që një ditë të sfidonin regjimin serb! A ju kujtohet kur propaganda e regjimit serb në vitet tetëdhjetë, nënat tona i konsideronte si “makina për lindje të fëmijëve?!” Tash gjërat kanë ndryshuar në formë, por në përmbajtje nuk kanë ndryshuar asgjë.

Kur para pak ditësh Presidentja e vendit provoi t’i minimizonte kërkesat e fëmijëve tanë para ambasadave të huaja duke kërkuar viza pune, ishte sprovë e dhimbshme. Edhe sikur vetëm një i ri të kërkojë vizë pune para një ambasade të huaj është situatë e dhimbshme e të mos flasim për dhjetëra mijëra të rinj tash disa vjet duke u shtyer me bërryla me njëri-tjetrin para grilave të ambasadave të huaja në Prishtinë.

Se faji është jetim, këtë e thonë vetëm shqiptarët, por fajin për këtë gjendje kaotike e bart klasa politike, derisa vargani i fëmijëve tanë në hyrje të ambasadave do të vazhdojë edhe viteve tjera. Me këtë sindrom, do të “infektohet” edhe gjenerata e radhës dhe jam fort i bindur se kështu do të përfundojnë edhe fëmijët e elitës sonë politike, ndoshta edhe më keq se fëmijët tonë!
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Neglizhenca institucionale ndaj sakrificës historike të mësimdhënësve të Kosovës që punuan në kohën e sistemit paralel në vitet e 90-ta

April 10, 2026

Kur arti shkel mbi plagët e luftës

March 31, 2026

Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit

March 2, 2026
Mos humbni
Kronikë

Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik

By adminApril 17, 2026

Policia e Kosovës ka intensifikuar aktivitetet në trafik gjatë javës së kaluar, duke shqiptuar gjithsej…

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh

April 17, 2026

Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

April 17, 2026

Policia e Kosovës: Për 24 orët e fundit janë lënduar 25 persona në aksidente dhe janë shqiptuar mbi 2000 gjoba në trafik

April 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik

April 17, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh

April 17, 2026

Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

April 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.