Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndalimi është bërë të enjten, më 26 nëntor 2026, me urdhër të prokurorit kujdestar.
Po ashtu, Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, për veprën penale “Dhuna në familje”, e paraparë dhe e sanksionuar me nenin 248 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente./Gjilani INFO/


