Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj dhe Rektori i Esenyurt University z. Süleyman Özdemir kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional ndërmjet dy universiteteve.
Marrëveshja përfshin bashkëpunimin institucional, si dhe mobilitetin akademik në kuadër të programit Erasmus+ KA171, duke krijuar mundësi të reja për shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e Universitetit Publik “Kadri Zeka”, në zgjerimin e partneriteteve me institucione të arsimit të lartë dhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillim akademik e profesional./Gjilani INFO/




