Një armë zjarri, një karikator dhe 18 fishekë janë konfiskuar gjatë një kontrolli të realizuar në shtëpinë e një personi në fshatin Koretin të Kamenicës.
Rasti është raportuar më 10 nëntor 2026, rreth orës 08:50, ndërsa sipas njoftimit, arma dhe municioni janë gjetur gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


