Kryqi i Kuq – Dega në Kamenicë shpreh mirënjohjen e thellë për RC Cola Kosova, me pronar z. Fejzulla Mustafa, për donacionin prej 240 kompleteve me ujë të pijshëm “Trepika”, të dedikuara për xhematin e xhamive të Komunës së Kamenicës.
Me angazhimin e stafit dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, ka filluar shpërndarja e donacionit, ku deri më tani 11 xhami janë furnizuar me këto produkte. Shpërndarja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, me qëllim që donacioni të arrijë edhe në xhamitë e tjera të komunës.
Ky kontribut është një dëshmi e rëndësishme e solidaritetit dhe përgjegjësisë ndaj komunitetit, duke treguar se bashkëpunimi dhe bujaria mund të sjellin përfitime konkrete për qytetarët.
Kryqi i Kuq – Dega në Kamenicë falënderon sinqerisht RC Cola Kosova dhe z. Fejzulla Mustafa për këtë gjest humanitar, për mbështetjen dhe për besimin e treguar ndaj misionit tonë./Gjilani INFO/





