Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka pranuar një donacion prej 15 karrocash manuale, të dhuruara nga “Gorenje Department Store” – GNTC Group SH.A.
Ky donacion paraqet një mbështetje të rëndësishme për QKMF-në dhe do të kontribuojë në lehtësimin e punës së stafit shëndetësor, si dhe në përmirësimin e kushteve për pacientët që kanë nevojë për asistencë dhe mbështetje gjatë marrjes së shërbimeve shëndetësore.
Karrocat e dhuruara do të jenë në shërbim të QKMF-Viti dhe do të përdoren për të ofruar një kujdes më të sigurt, më të lehtë dhe më dinjitoz për pacientët, veçanërisht për personat me nevoja të veçanta dhe vështirësi në lëvizje.
Ky donacion është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet QKMF-Viti dhe përfaqësuesve të “Gorenje Department Store” – GNTC Group SH.A., bashkëpunim i cili është konkretizuar përmes nënshkrimit të marrëveshjes për mbështetjen e institucionit shëndetësor.
QKMF-Viti dhe DSHMS-së, shprehim mirënjohjen dhe falënderim të sinqertë për “Gorenje Department Store” – GNTC Group SH.A., për bujarinë, gatishmërinë dhe mbështetjen e treguar ndaj shërbimeve shëndetësore dhe komunitetit./Gjilani INFO/



