Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar qytetarët se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon punën në terren për rregullimin dhe përmirësimin e ndriçimit publik në qytet dhe në fshatra.
Në kuadër të këtij investimi, me vlerë prej 120 mijë eurosh, po punohet në 20 rrugë, me gjatësi të përgjithshme prej 11,315.08 metrash.
Ndërhyrjet po realizohen në disa lokalitete të Komunës së Kamenicës, përfshirë Berivojcën, Roganën, Novosellën, Kopërnicën dhe Hogoshtin, me qëllim krijimin e hapësirave më të ndriçuara, më të sigurta dhe më funksionale për qytetarët.
Rrugët në të cilat po ndërhyhet janë: Rruga “Mehmet Shpendi”, Rruga “Besnik Maroca”, Rruga “Faik Konica”, Rruga “Beteja e Ushtrisë”, Rruga “Bekim Berisha Abeja”, Rruga e Dardanëve, Rruga e Moçarit, Rruga e Malit, Rruga “Rexhep Malaj”, Rruga “Sejdi Kryeziu”, Rruga “Shqipëria” – degëzimi 2, Rruga “Rexhep Qehaja”, Rruga “Musli Ymeri”, Rruga “Florim Kosumi”, Rruga “Iliria”, Rruga e Dëshmorëve, Rruga e Blinajave, Rruga “Savska”, Rruga “Vlaznim Bashkimi”, 20. Rruga “Zukë Leci”.
Kryetari Rahimaj ka theksuar se investimet në ndriçimin publik synojnë të përmirësojnë sigurinë, funksionalitetin dhe kushtet e jetesës për qytetarët në të gjitha lokalitetet e Komunës së Kamenicës./Gjilani INFO/





