Njësitet policore, gjatë patrullimit në fshatin Hodonoc të Kamenicës, kanë ndaluar një automjet me targa vendore për kontroll.
Gjatë kontrollit trupor të një personi të dyshuar, shtetas kosovar, policia ka gjetur dhe konfiskuar tre fishekë.
Lidhur me rastin, pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar për procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


