Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Alarmuese: Brenda 24 orëve, shtatë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë – një person plagos veten, sekuestrohen AK-47, pistoleta dhe pushkë
Lajme Qendrore

Alarmuese: Brenda 24 orëve, shtatë raste të armëmbajtjes pa leje në Kosovë – një person plagos veten, sekuestrohen AK-47, pistoleta dhe pushkë

adminBy adminAugust 5, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Brenda vetëm 24 orëve, Policia e Kosovës ka regjistruar shtatë raste të ndara të armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armëve në disa komuna të vendit, duke rikthyer shqetësimin për praninë e armëve në duart e qytetarëve.

Rasti më i rëndë u shënua në Lipjan, ku një person dyshohet se u plagos aksidentalisht me armën e tij të zjarrit. Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor, ndërsa policia sekuestroi pistoletën me dy fishekë dhe ka nisur hetimet.

Në Gjilan, gjatë kontrollit të një shtëpie, policia gjeti dhe sekuestroi një armë automatike AK-47. I dyshuari u shoqërua në stacionin policor, por me vendim të prokurorit u lirua në procedurë të rregullt.

Në Klinë, dy persona u arrestuan pasi gjatë një ahengu familjar shtinë me armë zjarri. Policia konfiskoi dy pistoleta (njëra me gaz), 55 fishekë dhe tetë gëzhoja. Edhe në këtë rast, të dyshuarit u liruan me vendim të prokurorit.

Një tjetër incident u raportua në Malishevë, ku sipas ankuesit, një person nga një veturë në lëvizje shtiu tri herë në ajër dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Në vendngjarje policia gjeti katër gëzhoja që dyshohet se i përkasin një arme me gaz, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Në Rahovec, hetuesit identifikuan një person të dyshuar për përdorim të armës në një rast të ndodhur më 1 gusht. Gjatë kontrollit iu konfiskua një pistoletë me dy karikatorë, e cila rezultoi të ishte me leje. Pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në Zubin Potok, gjatë kontrollit të një shtëpie u sekuestruan një pushkë gjuetie, një pushkë e gjatë M48 dhe 40 fishekë, ndërsa në Leposaviq policia konfiskoi një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe 36 fishekë nga një person i arrestuar.

Të gjitha rastet janë iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa armët dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale. Shumica e të dyshuarve janë liruar me vendim të prokurorit dhe rastet do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Numri i madh i rasteve të regjistruara brenda një dite tregon se posedimi dhe përdorimi i armëve pa autorizim mbetet një sfidë serioze për sigurinë publike në Kosovë./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

By adminSeptember 20, 2026

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë pasditës, kryesisht rreth…

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.