Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi të ndodhur në Gjilan, pas një mosmarrëveshjeje me një person tjetër.
Sipas Policisë, viktima ka raportuar se i dyshuari e ka goditur disa herë në kokë me një shufër hekuri, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për shkak të lëndimeve të marra, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe hetimet po vazhdojnë./Gjilani INFO/


