Një person ka humbur jetën në fshatin Ruboc të Kamenicës, pas një aksidenti me traktor që po trajtohet si vdekje e dyshimtë.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor 2026, rreth orës 18:35, kur viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është rrokullisur me traktor. Si pasojë e lëndimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të saktë të shkakut të vdekjes.
Autoritetet kompetente janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rrethanat e rastit./Gjilani INFO/


