Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
Opinione

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

adminBy adminMay 23, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Refik Hasani

Një çerek shekulli pas arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, sfidat dhe perspektiva e paqes së qëndrueshme mbeten ende të hapura në procesin e zbatimit të plotë të saj.

Kjo marrëveshje u arrit ndërmjet përfaqësuesve të UÇPMB-së dhe faktorëve ndërkombëtarë, ku pala shqiptare mbrojti pragun, Dinjitetin, Identitetin dhe Referendumin e shqiptarëve të kësaj krahine, që përfshin Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Realiteti me të cilin përballen shqiptarët e kësaj treve vazhdon të mbetet i rëndë.
Shqiptarët shumicë ende nuk gëzojnë të drejta të barabarta, dhe nuk jan të përfaqësuar përpjestimisht dhe kanë mbetur ndërmjet premtimeve të pambajtura, moszbatimit të marrëveshjes dhe diskriminimit të vazhdueshëm.
Një çështje tepër shqetësuese mbetet edhe militarizimi i rajonit, ku janë të vendosura 48 minibaza ushtarake, të përqendruara kryesisht në këtë krahinë shqiptare.

Edhe pas 25 viteve, Marrëveshja e Konçulit ruan rëndësi jetike, pasi ajo ishte rezultat i një angazhimi të përbashkët ndërmjet faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar.

Marrëvëshja si e tillë, ishte dhe mbeti reflektim i një nevoje për paqe dhe stabilitet, por mbetët ende obligim për zbatim nga të gjitha palët nënshkruese, me synim realizimin e një realiteti të drejtë politik dhe institucional.

Asnjëherë nuk pati një vlerësim real dhe të mirëfilltë mbi moszbatimin e pikave të kësaj marrëveshjeje. Për pasojë, kjo çështje vazhdon të mbetet një dimension politik, juridik dhe i sigurisë jo vetëm të ësaj Krahine.

Moszbatimi i Marrëveshjes së Konçulit, krijon implikime serioze në aspektin e të drejtave themelore të njeriut, realizimin e të drejtave kolektive të shqiptarëve të këtij rajoni dhe ndikon drejtpërdrejt edhe në sigurinë rajonale.

Një çerek shekulli pas arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, në funksion të stabilitetit, dialogut dhe perspektivës historike, politike e institucionale, është domosdoshmëri riaktivizimi i mekanizmave për zbatimin e saj të plotë.

Edhe në raport me aktet dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, kjo marrëveshje-si instrument paqeje dhe stabiliteti-mbetet ende larg realizimit të plotë të objektivave dhe frymës së saj.
Vështrim nga Refik Hasani./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.