Një person është arrestuar në Gjilan pasi është kapur me armë pa leje.
Ngjarja ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:30, kur gjatë një kontrolli policor, tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur në çantën e tij të krahut një pistoletë me pesë fishekë, e cila është konfiskuar nga policia.
Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


