Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj
Opinione

Rrëfimi i Hoxhë Enverit dhe Abdylhakim Shaqirit nga Gjilani: Nga sfidat e regjimit te kontributi në luftë dhe pas saj

adminBy adminApril 21, 2026Updated:April 22, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Sabri Abdullahu

Një dëshmi e rrallë dhe mjaft domethënëse vjen nga hoxha gjilanas, Enver Rexhepi, i cili përmes një rrëfimi personal ka shpalosur jetën dhe angazhimin e tij ndër vite, duke reflektuar mbi sfidat, sakrificat dhe kontributin në shoqëri.

I lindur në vitin 1949 në Malishevë të Gjilanit, ai rrugëtimin fetar e nisi përmes shkollimit në Prishtinë dhe Preshevë.

Në vitin 1973 u emërua imam në xhaminë “Dere Mëhallë”, ku shërbeu për plot 41 vite, deri në pensionimin e tij në vitin 2014. Gjatë periudhës së regjimit të atëhershëm, hoxhë Enveri u përball me vështirësi të shumta, përfshirë ndërhyrje dhe ndalime në aktivitetet fetare.

Ai kujton se në vitin 1983 ishte ndaluar organizimi i mësimit fetar në xhami, ndërsa vazhdimisht kishte presion nga institucionet e kohës. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981, ndërsa gjatë viteve ’90 përjetoi nga afër zhvillimet politike në Kosovë, përfshirë edhe protestat ku ndërhynte policia me gaz lotsjellës. Ai u dënua me një vit burg… Pas luftës, Enver Rexhepi kontribuoi në rindërtimin e objekteve fetare dhe në rimëkëmbjen e jetës fetare në vend. Ai gjithashtu kishte rol kyç në ndërtimin e xhamive dhe në organizimin e komunitetit.Nga viti 2000 filloi ndërtimi i xhamisë dhe përfundoi me 2005, përgjegjës për ndërtimin e sajë. Kurse xhemati falte namazin në shtëpinë e tij për tre muaj me radhë. Rrëfimi i tij mbetet një dëshmi e fuqishme për rolin e figurave fetare në periudha të vështira historike dhe për kontributin e tyre në ruajtjen e vlerave dhe identitetit kombëtar.

I vetmi hoxhë i asaj kohe të cilit i kishte ofruartë mbështetje të vazhdueshme ishte hoxhë Abdylhakimi nga Përlepnica e Gjilanit.

Ndërkaq, edhe hoxhë Abdylhakim Shaqiri nga Perlepnica ishte aktiv para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës.

I njejti para luftës punoi si mësues në Gjilan dhe Perlepnicë, kurse punën si imam e vazhdoi pas vdekjës së bababit të tij.

Abdylhakim Shaqiri, gjatë luftës në Kosovë, nuk u tërhoq. Përkundrazi u angazhua drejtëpërdrejtë në ndihma humanitare, duke strehuar familje të dëbuara dhe duke ndihmuar në organizimin e jetës në rrethana lufte.

Ai ishte gjithashtu dëshmitar i ngjarjeve të rënda dhe kontribuoi me dëshmi për drejtësinë ndërkombëtare. Dhe pas luftës, roli i tij vazhdoi me të njëjtin intensitet. Kontribuoi në rindërtimin e xhamive të shkatërruara dhe në ringritjen e jetës fetare në vend, duke qenë një figurë udhëheqëse në komunitet.

Përveç kësaj, për 24 vite punoi edhe si mësimdhënës në Gjilan dhe Perlepnicë, duke ndikuar në edukimin dhe formimin e shumë gjeneratave.

Rrëfimi i hoxhë Abdyhakimit mbetet një dëshmi e fuqishme e qëndresës, besimit dhe kontributit në kohë të vështira, duke treguar se si një njeri mund të jetë shtyllë e komunitetit në çdo rrethanë./Gjilani INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.