Sot vendi ynë do të ndikohet nga një mot i paqëndrueshëm, ku paraditja pritet të karakterizohet me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa nuk përjashtohen reshje të izoluara shiu në disa zona.
Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shtohen dukshëm, duke sjellë reshje lokale shiu, të cilat herë pas here mund të jenë në formë rrebeshi dhe të shoqërohen me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, me intensitet mesatar deri të fuqishëm, duke arritur shpejtësi nga 15 deri në 51 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 18 deri në 20 gradë Celsius./Gjilani INFO/


