Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se, në dy raste të ndara dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar gjithsej dy persona të dyshuar për vepra penale të ndryshme.
Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga të dyshuarit dyshohet për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosje”, ndërsa personi tjetër dyshohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
Autoritetet kanë theksuar se procedurat e mëtejshme ligjore po zhvillohen në përputhje me ligjet në fuqi, nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent./Gjilani INFO/


