Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për përfshirje në një rast të vetëgjyqësisë dhe kanosjes.
Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2026, rreth orës 08:07, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka penguar dhe kërcënuar tre persona të tjerë.
Pas ndërhyrjes së policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Gjilani INFO/


