Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, të cilët dyshohen për kryerjen e disa veprave penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, një (1) aktakuzë është ngritur kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.
Një tjetër aktakuzë është ngritur kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”.
Ndërkaq, aktakuza e tretë është ngritur kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se rastet janë proceduar në gjykatën kompetente për shqyrtim të mëtejmë./Gjilani INFO/


