Edhe 22 aksidente trafiku me lëndime dhe 27 të tjera me dëme materiale kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme, kanë njoftuar sot autoritetet zyrtare policore të Kosovës.
Sipas tyre, brenda të njejtës ditë janë shqiptuar edhe 2 mijë e 486 tiketa gjobitëse për pjesëmarrësit në trafik për mosrespektim të ligjit dhe rregullave në trafik.
Ndërkaq, po për të njëjtën periudhë kohore janë arrestuar 45 persona, 25 të tjerë janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit, bëhet e ditur nga raporti ditor i Policisë së Kosovës./Gjilani INFO/


