Me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si të dyshuar për veprën penale “Vrasja në tentativë” nga neni 172 i Kodit Penal të Kosovës.
Nga ana tjetër, e njejta Prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprat penale, për të njëjtën periudhë kohore, si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”./Gjilani INFO/


