Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Diasporë

Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike

adminBy adminJanuary 28, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Inxhiniera shqiptare në Amerikë arrin sukses ndërkombëtare

Një histori force, këmbënguljeje dhe suksesi vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Teuta Elshani, shqiptare nga Kosova, ka arritur të ngjitet në një nga pozicionet më të larta profesionale në fushën e inxhinierisë kimike, në një prej kompanive më të mëdha ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Pas një rrugëtimi 26-vjeçar pune të palodhur, Teuta Elshani ka marrë pozitën e Udhëheqëses Teknike të Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D Technical Leader) në Kimberly-Clark Professional – Amerika e Veriut, duke ushtruar rolin e një inxhiniereje strategjike, nivel ky elitar në industrinë globale.

Ky pozicion përfaqëson kulmin e një karriere të ndërtuar me përkushtim, dije dhe vizion afatgjatë, ku Elshani kontribuon në zhvillimin e produkteve dhe inovacioneve që ndikojnë drejtpërdrejt në tregun ndërkombëtar.

Por pas këtij suksesi profesional fshihet një histori personale e dhimbshme dhe thellësisht njerëzore. Në një postim të saj, Elshani rrëfen se jeta e saj ndryshoi rrënjësisht më 17 prill 1999, kur lufta në Kosovë ia mori familjen dhe e la të vetme në moshën vetëm 23-vjeçare. Nga ajo ditë, ajo u përball me sfida të jashtëzakonshme, por vendosi të mos dorëzohej.

E vetme, larg atdheut dhe e ngarkuar me dhimbje të madhe personale, Teuta Elshani e shndërroi humbjen në forcë dhe dijen në mjet për të ndërtuar një të ardhme të re. Me punë të palodhur dhe përkushtim profesional, ajo arriti të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme në një nga kompanitë më prestigjioze amerikane.

Sot, historia e saj është dëshmi e fuqishme se edhe nga rrethanat më të vështira mund të lindin histori suksesi, dhe se gratë shqiptare nga Kosova janë të afta të arrijnë majat e industrisë globale. Teuta Elshani mbetet një shembull frymëzimi për brezat e rinj, se ëndrrat mund të realizohen edhe kur rruga drejt tyre është e mbushur me sakrifica./Albinfo.ch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.