Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,dhe një person i dyshuar i mitur prej 24 orësh, ka paraqitur tre (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në Familje” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtarë”.
Gjithashtu ka ndaluar një (1) person të dyshuar i mitur , në kohëzgjatje prej 24 orësh, me dyshimin se i njejti ka kryer veprën penale ‘’Lendim i rëndë trupor’’
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Tre (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se tre (3) personave kanë kryer veprën penale ‘’Lendim i Rëndë Trupor’’ –“Posedimi i Pautorizuar i Narkotikeve ,Substancave Psikotrope,Analoge”dhe“Kultivimi i Bimës së Hashashit,Shkures së Kokainës ose Bimëve të Kanabisit”- “Dhunë në Familje” dhe “Sulmi Ndaj Përsonit Zyrtarë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tre (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lendimi i lehtë Trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e Sherbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’./Gjilani INFO/


