Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” mbahet tryeza për enigmatikë dhe shpallen fituesit e garës për fjalëkryq dhe anagram
Kulturë

Në kuadër të “Flakës së Janarit 2025” mbahet tryeza për enigmatikë dhe shpallen fituesit e garës për fjalëkryq dhe anagram

adminBy adminJanuary 25, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2025”, ka vazhduar tutje me aktivitete në fushën e enigmatikës, me  crast është mbajtur tryeza për enigmatikë.

U trajtua ndihmesa për terminologjinë e gjëzakuptimit- enigmatologjisë, si dhe janë bërë të ditur fituesit e garës për enigmatikë në përpilim të fjalëkryqit dhe anagramit.

Në emër të Shoqatës së Enigmatëve “Ndre Mjeda”, Shemsedin Kryeziu tha se tani më janë bërë të rregullta organizimet e garave në enigmatikë apo të tryezave të ndryshme dhe edhe këtë vit po organizohen aktiviteteve në këtë fushë, ndihmuar nga Komuna e Gjilanit dhe si pjesë e Manifestimit “Flaka e Janarit 2025”.

Përndryshe, kjo Shoqatë dhe Redaksia e Revistës së Enigmatëve, “Horizonti”, kësaj here organizoi garat në një variant më ndryshe duke e bërë konkurruese garat në përpilimin e fjalëkryqit dhe të anagramit, sipas kritereve të përcaktuara nga organizatori.

Shoqata paraprakisht shpalli konkurs me korrespondencë për zgjidhje e gjëzave (fjalëkryq dhe ndërrimor-anagramë), ku garuesit kishin për detyrë përpilimin e fjalëkryqit me dimensione 10/12  me një fjalë obligative – NDRE MJEDA dhe një ndërrimori  nga fjalët: “ENIGMATIKA PËR FLAKËN E JANARIT“ ( 27 shkronja).

Punimet i dërguan 16 garues, prej tyre 16 fjalëkryqe dhe dhjetë(10) ndërrimorë. Në propozicionet e garave kërkohej zbatimi i rregullave të gjuhës shqipe, drejtshkrimi, gramatika dhe ato enigmatologjike. Prej 16 garuesve, tre prej tyre u lanë jashtë konkurrence për shkaqe etike dhe përkatësia kategorisë së juniorëve.

Juria e Shoqatës në përbërje: Zijadin V.Hasani, kryetar, Xhelel Selmani dhe Shemsedin Kryeziu, anëtarë, në vlerësimin e punime të arritura u bazuan në kriteret  e njohura të vlerësimit siç janë : gjatësia mesatare e fjalëve, numri i katrorëve të zinj, numri i togjeve – bashkëtingëlloreve dhe zanoreve, sonoriteti (tingullima) i fjalëve, përdorimi i germave „të vështira“( zh, rr, th nj, dh..), bardhësia e diagramit, fjalët e panjohura, germat e izoluara dhe përshtypja e përgjithshme, pas vlerësimit të tërësishëm të punimeve u bë kjo renditje:

Juria bëri këtë renditje:

Çmimet për Fjalëkryq: Mensur Mamuti, 287 pikë (vendi i parë), Skender Tullumi, 264 pikë (vendi i dytë) dhe Rexhep Hasani, 230 pikë, (vendi i tretë)

Renditja në sajim të ndërrimorit (anagramës) – Çmimet: Azem  Çerkini, vendi i parë, Mensur Mamuti, vendi i dytë dhe Sadri Husmani, vendi i tretë.

Përndryshe, në tryezë foli Zijadin Hasani i cili tha se enigmatologjia në përgjithësi, por edhe ajo shqiptare është lëmi relativisht e re dhe ende nuk kemi shkrime as hulumtime të njohura për nivelin e zhvillimit të saj, e mos të flasim për terminologjinë shqiptare të gjëzave në përgjithësi.

‘Shkëndijat e hershme të emërtimit të gjëzave në shqip  i gjemë në libra, revista e gazeta të periudhave të ndryshme , të dhëna të vlefshme  për emërtimin e gjëzave në gjuhën tonë jep një libër me gjëza “Lodra dhe zbavitje”,  i autorit Sotir Qirjaku, i botuar më 1958 në Tiranë, pastaj “lojëra zbavitëse”,, Arian Çika – 1983,  Tiranë, “Fjalori i Enigmatikës 3”, Zijadin Hasani, 1994 – Gjilan, pastaj “Enigmatika – figurat kombëtare (monografi):, Mensur Mahmuti, 2020 – Tetovë, “222 ditë me fjalëkryqet e Xh. Ruhanit”, Xhevat Ruhani, 2023 Prishtinë…”, ka thënë ndër tjerash Zijadin Hasani.

Ai tha poashtu se edhe Revista Horizonti (1981 – 2025), ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshëm  me terminologjinë enigmatike shqiptare, pastaj ndihmëse dhanë edhe revista tjera për enigmatikë botuar në Kosovës, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Hasani ka sqaruar më pas disa terma që nevojiten për të gjithë ata që merren me enigmatikë ose u intereson enigmatika.

Mensur Mamuti nga Tetova pati disa propozime në lidhje me terminologjinë ose shqipërimin e llojeve të gjëzave apo edhe termave tjerë në fushën e enigmatikës.

Ai u ndal te fjalët që përdorën në fjalëkryqet, për dy-shkronjat që janë pasuri e jona e shtoi se duhet pasur kujdes fjalët që përdorën nëpër fjalëkryqe, por kërkoi kujdes edhe në përpilimin e enigmave tjera si në rebuse…

Islam Zuzaku kërkoi t’i kushtojmë rëndësi kategorive gramatikore, e Xhelal Abrashi u ndal në krahasimin e gjëzëtarisë që botohet në Shqipëri dhe Kosovës, domosdoshmërinë që të respektohen rregullat në përpilimin e enigmave.

Xhelil Rrahmani tregoi që merr pjesë nëpër gara dhe përmendi se ka rastisë të fjalë që nuk i ka kuptuar andaj kërkoi kujdes gjatë përpilimeve, derisa Rasim Vllasaliu o fokusua te botimi i Horizontit qysh në fillet e saja, por edhe sot, e Nevzad Isufi tha se enigmatika duhet të përkrahet sepse kjo fushë duhet të vazhdojë se ka vlerës e saj.

Në tryezë kontribuuan edhe Ekrem Krasniqi, Skender Sadiku, Muhamet Halili, e të tjerë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.