Piktura me motive të ndryshme arti, të varura në mur tërhiqnin vëmendjen e vizitorëve, të cilët ishin të pranishëm në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”.
Këto vepra arti u paraqitën në ekspoziten temë e lirë të autorëve Adem Kqiku dhe Arbenita Kryeziu, në kuadër të manifestimit ‘Flaka e Janarit’.
Në këtë ekspozitë i pranishëm ishte edhe Drejtori i Kulturës, Behar Hyseni, i cili nga afër dëgjonte autorët që shpjegonin domethënien e ketyre pikturave.
Edhe vizitorët nga kurreshtja për të dëgjuar më shumë, shikonin secilën pikturë e në vëmendjen e tyre si duket shfaqej ajo që artistët kamenicas kishin paraqitur.
Të kënaqur nga interesimi i të pranishmëve, autorët e këtyre pikturave premtuan së nuk do të ndalen me kaq dhe se çdoherë do të krijojnë gjëra interesante arti./GJILANI INFO/








