Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
  • Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Del në dritë libri “Muslimani Bashkëkohës” i Hfz. Ef. Avni Aliut
Kulturë

Del në dritë libri “Muslimani Bashkëkohës” i Hfz. Ef. Avni Aliut

adminBy adminJanuary 18, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në një ceremoni të veçantë të mbajtur në sallën e teatrit të qytetit të Gjilanit, në praninë e shumë mysafirëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës, Këshilli i Bashkësisë Islame i Gjilanit promovoi librin e titulluar “Muslimani Bashkëkohës” të autorit Hfz. Ef. Avni Aliu.

Ky botim përmban dorëshkrime të përmbledhura me përkushtim nga familja e Hafizit pas ndarjes së tij nga jeta në vitin 2011. Me mbështetjen e Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit, ky libër, që trajton tema me domethënie të thellë për etikën, besimin dhe jetën njerëzore nga perspektiva islame, është publikuar për të shërbyer si burim për brezat e ardhshëm.

Hfz. Ef. Avni Aliu lindi në fshatin Tërrnoc, por pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Gjilan. Si imam i devotshëm dhe i respektuar, ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në fushën fetare, por edhe në mbrojtjen e të drejtave kombëtare e shoqërore të shqiptarëve, sidomos gjatë periudhave të vështira të okupimit serb. Përmes rolit të tij si udhëheqës fetar, Hafizi ndërthurte besimin islam me kauzën kombëtare, duke u bërë një shembull i përkryer i përkushtimit dhe unitetit.

Libri “Muslimani Bashkëkohës” ndahet në tri kapituj kryesorë:

– Besimi Islam – Përqendrohet në thelbin e besimit dhe rëndësinë e tij në jetën e njeriut.

– Etika Islame – Thekson rëndësinë e etikës dhe përgjegjësisë njerëzore sipas parimeve islame.

– Hytbe dhe Ligjërime – Përfshin tema të rëndësishme si agjërimi, Ramazani, rëndësia e Natës së Kadrit, dhikri dhe shumë të tjera.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Gjilanit, Ef. Naim Aliu, vlerësoi lart veprimtarinë e Hafiz Avniut dhe rëndësinë e këtij botimi, duke theksuar: “Hafiz Avni Aliu ka treguar se imamët kanë një detyrë të trefishtë: të jenë edukatorë shpirtërorë, udhëheqës shoqërorë dhe mbrojtës të të drejtave të xhematit të tyre dhe të popullit në përgjithësi. Ai ishte një shembull i përkryer, duke bërë që shembulli i tij të ndiqet nga të gjithë ata që marrin mbi supe barrën e udhëheqjes fetare.

” Botimi i librit “Muslimani Bashkëkohës” është një akt mirënjohjeje dhe respekti ndaj veprës dhe trashëgimisë së Hfz. Ef. Avni Aliut. Në fund të ceremonisë, pjesëmarrësit i lutën Allahut që t’i japë rahmet të pafund dhe ta shpërblejë me xhenetin më të lartë. Amin! /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Ujvara

September 29, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

By adminOctober 8, 2026

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Komunën e Gjilanit, Enver Shabani ka…

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej

October 8, 2026

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë

October 8, 2026

Bajram Isufi: Parkingu i NPL Tregu, në Gjilan hapësirë e barabartë për të gjithë

October 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.