Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Miti në poezinë e Merxhan Avdylit
Kulturë

Miti në poezinë e Merxhan Avdylit

adminBy adminDecember 21, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ma. Ardian Haziri

Merxhan Avdyli, Asgjë si atëherë, “Embeta”, Prishtinë, 2024

Poezia merxhaniane, nuk ka dyshim se është e arrirë artistikisht, e tejkalon të zakonshmen dhe se e kërkon lexuesin e kujdesshëm që ta receptojë thellësinë filozofike të vargut, mundësinë e pafundme të interpretimit, si dhe ndërlidhjen e tematikave nga e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja vizionare. Vëllimi poetik “Asgjë si atëherë” në vete përmban një krijimtari të pasur poetike, e cila është origjinale dhe me vlera të larta letrare dhe estetike. Gjuha e bukur poetike, tematika interesante, simboli, metafora, ironia, satira, fjalët e reja dhe të tjera figura stilistike, si dhe stili i të shkruarit dhe format e ligjërimit poetik, i japin ngjyrim të theksuar artistik e estetik poezive të kësaj përmbledhjeje poetike dhe njëherit e bëjnë më atraktive dhe më të këndshme, jo vetëm për lexuesin e zakonshëm, por edhe për studiuesin e poezisë.

Mitologjia është një element tejet i rëndësishëm dhe i fuqishëm që e hasim në poezi përgjithësisht. As autori Merxhan Avdyli, nuk i shmanget përdorimit të figurave mitologjike, përmes së cilave pasuron idenë e vargut poetik dhe krijon lidhje e krahasime ndërmjet antikitetit dhe postmodernes.

Përmbledhja hapet me poezinë “Vuajtjet e Tantalit të ri”, ku përmes titullit mitik, autori krahason fatin e popullit tonë dhe fatin e tij të flijuar, me fatin përvuajtës të Tantalit, duke përmendur në dy strofat e para: dashurinë, lumturinë, ujin e bukën, si të mira që ishin prezente, por që nuk mund t’i kishte dhe se ishte i privuar nga to, i dënuar të mos i gëzonte, kushprehet:

Askund dashuria

Lumturia s’po duket kund.

Ky largim i tyre nga unë

Më sjell vetëm vuajtje,

O dhembje, më sjell, pa fund.

Madje, në dy strofat e tjera të kësaj poezie, autori aludon në botën e nëndheshme, të Hadesit, të cilën e krahason me ftohtësinë e vdekjes.

Gjithkund akull

Ftohësi vdekjeje.

Tema mitike, gjithashtu shpërfaqet edhe në poezitë: “Koha e krimit” dhe “Po të mos ishe i tillë”, ku autori i drejtohet Zeusit (Zeusi përmendet nëntë herë në këtë përmbledhje poetike) me nota qortuese për fshehjen e kënaqësisë së krimit dhe shndërrimin e perëndive në njerëz e anasjelltas, duke krijuar intertekstualitet me romanin “Ferma e kafshëve” të XhorxhOruelit, ku shprehet:

Sa mirë ta ka bërë

Ai irlandezi i çmendur Oruel

Ai Xhorxhi im i zi,

Që ka shkuar përtej teje

Duke e parë në sytë e kafshëve

Dëshirën për të bërë krime si njerëzit.

Përmes vargjeve të poezisë “Mesi”, autori tregon se për të qëndruar larg të këqijave, duhet qëndruar larg engjëjve e edhe më larg djajve, duke synuar “mesin e artë” të Aristotelit. Poezia ka intertekstualitet me përmbledhjen poetike “As engjëll, as djall” të vetë autorit Merxhan Avdyli. Vargjet në vijim:

Në mes dua të rri,

Larg engjëjve

Sa më larg djajve.

Ndërkaq, në poezinë “Zemërimi aristotelian”, autori bën ndërlidhjen me “mesin e artë” të Aristotelit, i cili thotë se nuk duhet të ketë zemërim të tepruar, e as të ketë mungesë të zemërimit, por të gjendet “mesi i artë”. Mungesa e zemërimit trajtohet në vargjet e kësaj poezie, si mungesë e aftësisë për t’i mbrojtur vlerat morale:

S’ka zemërim,

Zemërim s’ka

Sepse asnjë Aristotel

S’ka mbetur

Të gjithë, ama të gjithë

Në mjerimet e tyre janë tretur.

Perëndia e mitologjisë greke, Zeusi, përmendet edhe në poezinë “Lartësia”, ku na del si perëndia e qiellit. Autori, nëpërmjet vargjeve të kësaj poezie, thotë se në majën e malit mund të ngjitesh, por aty s’mund të bëhesh Zeus, është shpjegimi i poetit Merxhan Avdyli, ku shprehet:

Në maje të malit

Mund të ngjitesh lehtë

Por aty s’mund të bëhesh Zeus

Edhe nëse të duket

Se e ke prekur qiellin.

Në tri poezitë për dhembjen: “Dhembja ime”, “Dhembja e jonë” dhe “Dhembja e juaj”, autori bën krahasim të vuajtjeve të tij, shokëve të tij dhe atyre që nuk kishin ndonjë dhembje, por bënin gjoja se kishin. Në dy strofat e para të poezisë “Dhembja ime”, autori tregon për ndjenjën e fatit të përvuajtur, ndërsa në strofën e tretë që është edhe strofa e fundit e poezisë, dhembja ikën, kalon, pasi e sheh të vetmuar “Zeusin e Zi”, i cili simbolizon anën e errët të pushtetit, pandjeshmërinë dhe ndëshkimin, si në vijim:

Po dhembja po ikën

Kur po e shoh

Të vetmuar Zeusin e Zi

Të mbetur në lashtësi.

Në ciklin poetik, në përbërje prej pesë poezive për zogun: “Zogu i zemrës”, “Zogu i zaiftë”, “Zogu i lirisë”, “Zogu i plastikës” dhe “Zogu i zi”, autori na ofron një larushi variantesh për zogun si simbol: i dashurisë, mirësisë, fatit shqiptar, lirisë, mosveprimit e errësirës.

Zeusi përmendet në dy poezitë e këtij cikli. Në poezinë “Zogu i zaiftë”, ku na del si antinjerëzor dhe i braktisur e i lënë në lashtësi, në mite:

Po mirë ia bëre atij fatthiu

Kur nga lashtësia erdhe te ne

Dhe atë dreq vepruesi

Antinjerëzor

Vetëm në mite e le.

Ndërkaq, në poezinë “Zogu i plastikës”, autori me vargjet e tij, godet mosvepruesit, të pashpirtët, ata të cilët i nënshtrohen së keqes dhe nuk kontribuojnë në të mirën e përgjithshme. Atyre vetëm Zeusi ua ka lakmi, sepse i sheh si aleatë e të pavdekshëm:

Vetëm Zeusi

Ty ta ka lakmi

Se edhe ai dëshiron

Të mbetet i pavdekshëm

Sikurse ti

Atëherë dhe tani.

Në përjashtim të poezive përkushtuese për autorin, përmbledhja poetike “Asgjë si atëherë”, hapet me përmendjen e Zeusit dhe përfundon me të. Në poezinë “Kthimi në Gilbush”, autori kujton çastet e fëmijërisë sa herë që kthehet në vendlindje, në livadhet e Gilbushit. Përmes Zeusit, autori shpërfaq ndjenjën e sunduesit të pamëshirshëm për blerimin e natyrës së Gilbushit:

Sa herë e shkeli barin e Gilbushit

Më duket se kthehem në fëmijëri

O në atë fëmijërinë e dikurshme

Kur ecja fushave të blerta të jetës

Dhe ndjehesha Zeus.

Duke arritur ta shndërrojë të zakonshmen në të pazakonshme, nëpërmjet temave, ideve, përsiatjeve, imagjinatës, ndjenjave dhe gjuhës figurative, ky libër poetik, i autorit Merxhan Avdyli, do ta intrigojë studiuesin për të shpalosur dhe trajtuar aspekte nga më të ndryshme të tematikave dhe dimensionet e kuptimit të poezisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.