Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës, dje për publikun kamenicas është dhënë shfaqja “Një dorëzim në Spokan” me regji të Blendi Arifit.
Një shfaqje e cila ka eksploruar thellësitë e natyrës njerëzore përmes personazheve të saj komplekse dhe ngjarjeve të papritura.
Aktorët që luajtën mbrëmë në këtë shfaqje ishin: Alban Shahiqi, Florent Salihu, Djellza Dema e Blendi Arifi./GJILANI INFO/








