Gjatë 24 orëve në Kosovë janë raportuar tri raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë grate, bëhet e ditur nga raportit të Policisë së vendit.
Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, njofton policia.
Në Pejë të premten është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Ndërkaq në Leposaviq është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj motrës së tij.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


