Një femër në Gjilan ka lajmëruar në polici se është kanosur nga bashkëshorti i saj dhe lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i lartë cekur, bëhet e ditur nga policia.
Policia njofton se të njëjtit iu është konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe 4 (katër) copë fishekë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/


