Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

January 11, 2026

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

January 11, 2026

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan

January 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”
  • Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha
  • Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan
  • Polikica e Kosovës: Mbi 2 mijë e 300 gjoba të premtën e kësaj jave
  • Kryetari Alban Hyseni, apelon: Shfrytëzoni rrugët alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës
  • LDK: Do të jemi zë i qytetarëve, partner serioz në çdo vendimmarrje që synom zhvillimin e barabartë dhe mirëqenien e komunës
  • Pensionohet profesori Musa Ajeti pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme akademike
  • Nuk përfill urdhërin e Gjykatës një person në Gjilan, arrestohet nga policia
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen nga Lugina
Kosovë Lindore

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Sinani: Të rinjtë shqiptarë do të detyrohen të shpërngulen nga Lugina

adminBy adminSeptember 17, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar ashpër pas vendimit të Serbisë për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për 75 ditë, duke e cilësuar këtë masë si një kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ajo theksoi se kjo masë rrezikon të përsërisë historinë e viteve ’90, kur të rinjtë shqiptarë nga Lugina e Preshevës u detyruan të largoheshin për të shmangur shërbimin në ushtrinë e Serbisë.

“Kanë kaluar pothuajse 30 vite që nga shpërbërja e Jugosllavisë, por shqiptarët e Luginës së Preshevës ende mbeten të cenueshëm nga politikat diskriminuese të Beogradit. Në vitet e 90-ta, kur regjimi i Millosheviqit synonte shtypjen dhe përndjekjen e shqiptarëve, të rinjtë tanë u detyruan të largoheshin masivisht për t’i shpëtuar shërbimit ushtarak dhe represionit. Sot, historia rrezikon të përsëritet”, ka shkruar Sinani.

Sinani paralajmëroi se rikthimi i këtij shërbimi mund të shkaktojë sërish shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë, duke nënvizuar se ata nuk përfaqësohen nga kjo ushtri dhe përballen me diskriminim të vazhdueshëm nga shteti serb.

“Rikthimi i shërbimit ushtarak të detyrueshëm do të çojë sërish në shpërngulje masive të të rinjve shqiptarë nga Lugina e Preshevës. Djemtë tanë, sapo mbushin 18 vjeç, detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht i diskriminon”, vijoi tutje e para e Preshevës.

Ajo po ashtu përmendi ngjarjet e fundit në Banjskë, duke akuzuar Serbinë për synime destabilizuese dhe aneksimin e veriut të Kosovës, duke theksuar se kërcënimi për paqen vjen pikërisht nga Serbia.

Sipas Sinanit, rajoni ka nevojë për paqe, zhvillim dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë, jo për konflikte të reja.

Ajo i bëri thirrje Serbisë të tregojë vullnet për normalizim dhe stabilitet, duke u angazhuar për një të ardhme paqësore në vend të tensioneve.

Ndryshe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen për shërbimin e rregullt ushtarak për 75 ditë.

“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë këtë vendim”, tha Vuçiq gjatë ceremonisë së gradimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025

Në prag të kryesimit të OSBE-së nga Finlanda, Kamberi kërkon vëmendje të shtuar për Luginën

July 9, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

By adminJanuary 11, 2026

Me aktivitete të ngjeshura është hapur Manifestimi Kulturor Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2026”, ndërsa…

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

January 11, 2026

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan

January 11, 2026

Polikica e Kosovës: Mbi 2 mijë e 300 gjoba të premtën e kësaj jave

January 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ndizet Flakadani i “Flakës së Janarit 2026”

January 11, 2026

Kryeministri Kurti e kryetari Hyseni vizituan familjet e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha

January 11, 2026

Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan

January 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.