Sadbere Gagica Spahija
Vetëm fjalët flasin
Pa fjalë,
E rrokullisen ëndrrat
Si ortek bore,
Netët vijne pa zë,
Ku janë strukur zogjtë sonte
E lypsit nëpër trotuarë?
Mall i fshehur,
Në bebëza sysh,
Në vargje poeti. ..
Ku janë strukur zogjtë sonte?!


