Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Valvula
Kulturë

Valvula

adminBy adminAugust 21, 2024Updated:August 21, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Njazi Kastrati

-Tregim satirik-

Xha Cani, një mjeshtër i njohur në rrethin e tij, tërë jetën kishte punuar si mjeshtër, dhe kishte ba emër në ushtrimin e profesionin e tij.

Vitet kaluan e xha Cani tani kishte hyrë në moshë. Paksa ishte lodhur dhe ishte dobësuar nga imuniteti, sepse kishte pasur një problem me funksionimin e zemres për çka edhe kishte pasur një intervenim mjeksor diku në perëndim ku kishte qenw musafir. Pasi u kthy në vendlindje, ishte rezervu pak a shumë nga puna, sepse ashtu e kishte këshillu mjeku i tij atje. Përpos kësaj, mjeku atje i kishte propozu që kur të kthehet në vendlindje të shkon në kontrollim tek ndonjë kardiolog.

Pas disa muajsh pushimi të rekomanduar, i erdhi koha për kontrollim mjeksor, ashtu siç i kishte preferu mjeku në perëndim.

Shkoi te mjeku, ia caktoi terminin dhe pas nje jave hyri në derë tek kardiologu.

Duke e kontrollu mjeku po i thot: -Zotri, ju keni problem me valvulë!

Xha Cani kishte fillu më heret me i humbë pak nervat e iu kthy doktorit: -Çka je kah thua ore doctor, tridhjetepesë vjet jam marrë me punën e valvulës, prandaj mos më trego për valvulë sepse e di shumë mire! Ti m’trego për zemrën se si po funksionon e jo për valvulë.

-O zotri, a une jam doctor a ti? -More doctor, sa për valvulë une jam ma doctor se ti, sepse kam punu tridhjetepesë vjet rresht, a e kuptove?

-Shumë mirë pra, atëherë a ke mundësi me më kontrollu mua pasi qenke expert i valvulës, dhe në shenjë revolte mjeku hoqi uniformen dhe po ia dorëzon xha Canit. Ja uniforma, mere dhe vazhdo punën pasi qenke expert i valvules!

Gruaja e xha Canit që deri këtë moment vetëm ndëgjonte bisedën iu kthy mjekut: -Zotri mjek, të lutem mos u nervozo, sepse nga atëherë kur ka pasë intervenimin në zemër ky nuk është në rregull se shumë po nervozohet.

-Oj zonjë, ky burri yt si duket paska pasur intervenim në kokë e jo në zemër, sepse kështu sillën vetëm ata që kanë pasë problem me kokë e jo me zemër.

Gruaja e kapi për krahu burrin dhe filloi të dilte nga dhoma duke i kërku falje doktorit, ndërsa xha Cani aspak i qetësuar po i thot: -Ec moj grua, çka po i kërkon falje ketij kur s’po merrka vesh fare, as nuk e dikta çka është valvula, ky kujtojka që une se di çka është valvula a?

Xha Cani doli me gruan duke murmurit diçka, ndërsa mjeku i nervozuar solli kokën i habitur me sjelljen e pacientit te tij! /Gjilani Info/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.