Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Daja dhe shtetet dajë!
Opinione

Daja dhe shtetet dajë!

adminBy adminAugust 15, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi 

Ndër niposhat ka hy sherri. Një palë duan sovranitet e njëkohësisht paqe e bashkëjetesë me dajat-shtete. Një palë tjetër dëshiron të vazhdojë të sillet sikur atëherë kur ata ishin fëmijë.

Dajat janë njerëzit më të afërt, më të dashurit. Sidomos në fëmijëri! Të shkonim te dajat kur ishim fëmijë ishte ndoshta ndjenja më e madhe e gëzimit tonë. Por kur shkonim atje bëheshim të zhurmshëm. Niposh me thërrisnin dajat. Dikush prej tyre më merrte me përkëdhelje e më mbante në prehër. Tjetri ishte më i sertë dhe rrinte serioz. Ai që na përkëdhelte nuk na qortonte kurrë, edhe kur bënim prapësira.

Ai që ishte i sertë, rrinte pranë oxhakut dhe ndonjëherë na e tundte mashën e oxhakut para syve.  Por nuk na prekte me dorë kurrë. Thjesht thosh “Mos”! Ne gjenim mundësi të rrinim jashtë syrit të dajës së sertë. Afroheshim te dajat që silleshin me dashuri ndaj nesh. Kur u rritëm u bëmë seriozë. Edhe ne niposhat, edhe dajat tonë. Ndryshoi sensi i sjelljes. Ndryshoi raporti midis nesh. Megjithatë e ruajtëm gjithmonë ndjesinë e të qenit te daja dhe respektin për dajën. Edhe p[r dajën e sertë!

E njëjta gjë ndodh edhe me dajat shtete. Ata që e çliruan Kosovën, SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia dhe shtete të tjera, ishin dhe mbeten dajat e Kosovës dhe të shqiptarëve. Kur qemë të vegjël, “fëmijë”, pra të pamundur, të vobektë, nën kërcënimin e armikut, dajat tonë na trajtuan si viktimë. Ndaj na dolën zot. Hodhën bomba për t’i shpëtuar nipçet dhe mbesat e tyre në Kosovë. Tani nipçet dhe mbesat janë rritur. Kanë krijuar madje familje (shtetin) dhe duan të kenë atë sovranitetin e tyre, të mos jenë më barrë e dajave. Dajat nga ana e tyre, sidomos daja i madh (SHBA-të), nuk po kanë shumë dëshirë që t’ia japin niposhave e mbesave të tyre lirinë dhe pavarësinë e plotë. U duken akoma fëmijë, ndoshta u duken edhe të pazot për ta menaxhuar shtetin, shtëpinë.

Por ama ia dhanë familjen, (kombin) dhe e ndërtuan shtëpinë (shtetin). Kur niposhat e ndërtojnë shtëpinë e vet dhe i dalin zot asaj, atëherë dajat në zakonin tonë fillojnë e sillen fillimisht si këshilltarë e më pas gati si miq të shtëpisë (shtetit). Por disa shtete-dajë e kanë kuptuar këtë rol, disa akoma jo. P.sh Britania e Madhe, Turqia e deri diku edhe Gjermania, sipas konjukturës kjo e fundit, e kanë marrë vesh se niposhat e Kosovës janë rritur dhe nuk jetojnë dot nën diktatin e dajave. Është normale të ndodhi kjo. Ndodh me dajat e gjakut e jo më me dajat-shtete.

Ndër niposhat ka hy sherri. Një palë duan sovranitet e njëkohësisht paqe e bashkëjetesë me dajat-shtete. Një palë tjetër dëshiron të vazhdojë të sillet sikur atëherë kur ata ishin fëmijë.

T’i dorëzohen dajave pa kushte, pa e analizuar faktin nëse daja ka të drejtë ose jo! Thjeshtë se është daja, Sidomos daja i madh, ai duhet dëgjuar e respektuar pa ba za. E në fakt daja i madh edhe në fëmijëri isht ai daja serioz, që na trembte me mashën e oxhakut me gacë të skuqur në të. “Bëni si ju them unë, se ….”! Pikërisht ky daja serioz dhe i papajtuershëm me teket e niposhave, kur niposhat u rritën, u bënë edhe më seriozë dhe bën më shumë presion!

Mateni me këtë lloj krahasueshmërie marrëdhënien e sotme të shteteve-daja me niposhat e Kosovës dhe do të relaksoheni. Nuk do t’i merrni aq seriozisht kritikat që daja i madh ia bën niposhit të vet në Kosovë. Ndryshe nuk kishte pse ta ftonte në ceremoninë e miratimit të kandidaturës për president të SHBA-ve! Kjo do të thotë se dajat vetëm bëjnë presion, por kurrë nuk i vrasin niposhat e vet. Përkundrazi, daja e merr gjakun e nipit dhe niposhi nuk e ka të detyrueshme ta marrë gjakun e dajës, thuhet në kanunin e Lekë Dukagjinit!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.