Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!
  • Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan
  • Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore
  • Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame
  • Arrestohen tre persona të dyshuar për grabitje në Gjilan
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
  • Kënga e Hajredinit – bota e përjetimit dhe frymëzimit
  • Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nuhiu: Ndeshjen e presim me padurim, do luajmë për të marrë maksimumin
Sport

Nuhiu: Ndeshjen e presim me padurim, do luajmë për të marrë maksimumin

adminBy adminAugust 9, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ardian Nuhiu dhe ekipi që ai drejton janë gati për fillimin e kampionatit në elitën e futbollit kosovar për edicionin 2024/25.

Tekniku i Gjilanit ka vlerësuar ekipin e Llapit, i cili do jetë kundërshtar i parë për sezonin e ri futbollistik, ndërkohë që ka potencuar që është i kënaqur nga ajo se çfarë ka treguar grupi që ai drejton.

“Jemi përballë një sfidë ndaj një kundërshtari shumë të rrespektuar me një rol të rëndësishëm në kampionatin kosovar duke e dëshmuar me kualitet dhe paraqitje në arenën ndërkombëtare. Kundërshtari ka ruajtur bërthamën e skuadrës dhe ka intervenuar në afatin kalimtar të verës me disa ndryshime. Së bashku me stafin kemi analizuar ekipin kundërshtar dhe mezi presim që të vjen momenti i ndeshjes, pasi që kam besim të plotë te grupi dhe te skuadra ime. Ne do të bëjmë maksimumin dhe besojmë që do të dalim mirë nga ky takim”, theksoi fillimisht Nuhiu.

Kampionati kosovar është në rritje e sipër dhe për këtë më së miri flasin rezultatet e klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare. Për trajnerin Nuhiu skuadra që ai drejton do të jetë në nivel konkurues me skuadrat e tjera nga kreu i tabelës.

“Kampionati kosovar është në rritje e sipër dhe për këtë më së miri tregojnë ndeshjet ndëkombëtare, pasi që klubet nga kampionati kosovar kanë shkuar më larg se klubet tjera të rajonit dhe ende asgjë nuk ka përfunduar. Ne kemi punuar dhe jemi përgatitur që të jemi gjithashtu kompetitiv me skuadrat tjera nga kreu i kampionatit. Gjatë këtyre 50 ditëve qëndrimi së bashku me ekipin më kanë bindur që jemi skuadër e fortë, duke marrë shkak edhe ndeshjet kontrolluese të cilat i kemi zhvilluar. Kemi një skuadër të etur për sukses me futbollistë të dëshmuar dhe besoj shumë që do jemi pjesë së bashku me ekipet e kreut. Por, aktualisht ne jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme ndaj Llapit, pasi që ndeshjet do t’i marrim një nga një”, potencoi ai.

Duke folur për skuadrën, Nuhiu ka shtuar gjithashtu se do të pres edhe më shumë pasi që futbollistët të njohin edhe më shumë njëri tjetrin.

“Ne jemi një ekip i ndërtuar rishtazi. Shoh një profesionalizëm, një nivel më të lartë nga futbollistët të cilët i kemi përzgjedhur dhe e dijmë se çfarë presim nga ta. Deri më tani nga ajo se çfarë kanë treguar unë jam i kënaqur. Normalisht që pres edhe më shumë, por komponimi normalisht që do merr kohë”.

“I gjithë ekipi është i gatshëm për sfidën e nesërme ndaj Llapit, në përjashtim të portierit Aridon Bllaca, i cili ka një shqetësim të vogël dhe të cilin e presim gjithashtu në ditët në vijim. Pjesa tjetër janë të gatshëm për ndeshje”, përfundoi Nuhiu.

Në “Zahir Pajaziti” të Podujevës pritet të zhvillohet ndeshja e parë sezonale për edicionin 2024/25 ndërmjet Llapit dhe Gjilanit. Ora 17:00 do shënoj fillimin e takimit, ndërkohë që transmetimi do të bëhet direkt në “Art Motion”./GJILANI INFO/

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Besim Uruçi triumfon në Turneun e Shahut në Kamenica Summer Fest – ja kush u renditën në katër vendet e para

August 5, 2026

Kampionët e Beach Volley triumfojnë në Kamenicë – turneu që rrëmbeu vëmendjen e publikut

August 5, 2026

Edon Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

July 14, 2026
Mos humbni
Opinione

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

By adminSeptember 10, 2026

Shkruan: Izmi Zeka Vendas të mi, gjilanas! Sot është koha e atdhetarisë, e solidaritetit…

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026

Gjilani bëhet me objekt të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame

September 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Sonte ndizet “Zjarri i Lirisë” në Gjilan

September 10, 2026

Brenda një dite 2 mijë e 241 gjobitje në trafik dhe 47 aksidente rrugore

September 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.