Fehmi Qerimi
Nuk po e di mirë,a ma mirë me u ulë diku skaj rruge e hiç
mos me folë
A me u ngritë si prej dheu në këmbë para këtij mllefi
shekullor e më bërtitë
Për zotin nuk po e di as sonte a jemi në dimër apo ende
s`kemi hyrë
A mos jemi n`ëndërr orëve të vona a të tjerët s`po donë
me na folë
Po thonë lulet kanë marrë udhë netëve pa borë për mos
me u kthy kurrë
E dikush po lutet para sofrës që lisat para zotit me shpresë
t`mbesin ku ka jetë


