Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Oborri i fëmijërisë sime
Kulturë

Oborri i fëmijërisë sime

adminBy adminAugust 5, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Ndue Ukaj
Oborri i fëmijërisë sime është çati kujtimesh,
me pemë të shumta dhe një horizont pafund.
Rreth e përqark i ka malet, stoli që vallëzojnë me retë e lumturisë;
dëshmitare të rrëfimeve të lashta.
Poshtë shtrihen fushat e Anamoravës,
ku lumi gjarpëron
dhe e shpie mallin në oqeanin e kujtimeve.
Lumi në dimër bëhet i furishëm ose akullnajë dhe kujtimet i çon në pafundësi.
Përreth shtegtojnë turmat e kohës që përditë bëjnë rrëfime për lartësi.
Oborri i fëmijërisë sime ka të njëjtën simetri –
por ka ndryshuar semantika e ngjyrave.
E bardha s’është krejt e bardhë.
Aty pushon ëndrra ime, por ngritjet dhe rëniet s’janë të njëjta.
Aty s’janë më blini, arra e as rrushi që bënte hijeshi.
S’janë gropat ku hidhesha dhe luaja kukafshehtas;
as unë s’i kam më hapat si vetëtima që përshkonin
qiellin si stuhi.
Shtëpitë s’janë të vjetra, dritaret janë të bukura, por çdo gjë rend pas ikjes.
Tani kam hyrë në të katërdhjetat
dhe s’më ka hije të dalldisem,
por oborri i fëmijërisë sime më bën të bëhem fëmijë.
Fshihem nga gruaja, fëmijët dhe fotografoj kodrat përpjetë.
Në dimër bëj topa bore dhe i gjuaj retë.
Aty s’janë më gjyshërit që piqnin raki e gështenja.
As mishi i thatë i rreshkur në zjarr.
As shtëpia e vjetër si çati e ëndrrave të reja.
Dardha është e njëjta, por trupin e ka më të vjetër dhe më të shtrembër.
Unë s’vërtitem me top si dikur i llastuar
por shikoj majën e Lubotenit përpara
dhe mbaj një mal shënimesh,
që i nxjerr me kujdes si postieri letrat e rekomanduara.
Pastaj kthej kokën prapa dhe atje është kodra e madhe me një kryq të lartë.
Kalvari që ka vizatuar fytyrën e dhimbjes dhe bërtet:
“populli im, pse më ke braktisë’?”
Dikur atje ngjitesha me dy hapa dhe haja qershi
por tani kalvari është rritë dhe unë kam më pak fuqi.
Oborri i fëmijërisë sime tani s’ka çati si dikur pemët që bënin hijeshi,
por ka një dhimbje që i fle në gji.
Në stinën e pranverës s’ka më gudulisje me re.
Në dimër rrugëve të thepisura askush s’rrëshqet,
por kujtimet zbresin si fletët e një vjeshtë të zymtë
dhe treten detit të largësive.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.