Nexhat Rexha
Libri u botua ne vazhdën e botimit të librave në kuadër të Klubit Letrar NOSITI. Klubi letrar Nositi po vazhdon traditën e veprimtarisë letrare në botim të revistës NOSITI dhe botimit të veprave të ndryshme. Kështu jetën kulturore po e begaton edhe me aktivitete të vazhdueshme letrare e kulturore.
Klubin letrar NOSITI po e ndihmojnë: SHPK ‘’Vëllezërit Borovci’’, institucionet komunale. Pa ndihmën e tyre aktiviteti i Klubit letrar NOSITI ,do të ishte i zbehur. Po këto ditë do të mbahen edhe aktivitete kulturore, si Ora letrare dhe takim me poetet e diasporës.
Ju mirëpresim në këto aktivitete kulturore, të cilat e begatojnë komunën tonë dhe ruajmë bashkë kujtesën e këtyre viteve./GJILANI INFO/



