Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kuvendi duhet të funksionalizohet ose të shpërndahet
Opinione

Kuvendi duhet të funksionalizohet ose të shpërndahet

adminBy adminJuly 27, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Ismajl Kurteshi  – /anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje/

… edhe për këta katër muaj që nuk kemi punuar, ne jemi paguar nga buxheti i shtetit, që grumbullohet nga kontributet e qytetarëve.

Është hera e katërt që seancat e Kuvendit të Komunës së Gjilanit po dështojnë për mungesë të kuorumi, pasi që seancat po bojkotohen nga këshilltarët e LDK-së, me arsyetimin se po mungon transparenca, (po mungon transmetimi i seancave nga një medium lokal) edhe pse Ministria e Pushtetit Lokal, e cila në lidhje me këtë  çështje është deklaruar se, transmetimin e seancave përmes Youtubes e përmbush obligimin ligjor, në lidhje me transparencën.

Seancat e Kuvendit po transmetohen përmes Youtub-es, prandaj dhe mospjesëmarrja në seanca të Kuvendit Komunal, është e paarsyeshëm, megjithatë seancat po bojkotohen që nga muaji prill i këtij viti.

Përkundër faktit se krerët e subjekteve politike dhe ne, këshilltarët komunal, jemi të vetëdijshëm se mosmbajtja e këtyre seancave po i sjell dëme qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Përkundër faktit që ne këshilltarët komunal dhe subjektet politike, gjatë fushatës zgjedhore ju kemi premtuar qytetarëve se do të punojmë pa ndërprerje për interesat e tyre.

Përkundër faktit se obligimi ligjor në lidhje me transparencën është përmbushur.

Përkundër faktit se edhe për këta katër muaj që nuk kemi punuar, ne jemi paguar nga buxheti i shtetit, që grumbullohet nga kontributet e qytetarëve, seancat e Kuvendit të Komunës së Gjilanit po dështojnë për mungesë të kuorumi.

Problemi i shkaktuar në komunë duhet të zgjidhet nga kuvendarët, të cilët duhet t’i kryejnë obligimet e tyre ligjore dhe morale ndaj votuesve të tyre.

Karshi këtij problem nuk mund të qëndrojë indiferent as Kryetari i Komunës, por duhet të angazhohet me tërë kapacitetin e tij, prej të parit të Komunës, që të kontribuaj për funksionalizimin e kuvendit, sa më të shpejtë, sepse i zoti i shtëpisë nuk guxon të luaj rrolin e vëzhguesit në shtëpinë e tij,  pavarësisht rrethanave.

LDK-ja që sot e pamundësoi mbajtjen e seancës, në të cilën duhej të merreshin shumë vendime të rëndësishme, e në mesin e tyre edhe vendimi për realizimin e bartjes së mjeteve që Kuvendi ia ka ndarë Hendikosit dhe Shoqatës së të Verbërve, nga selia e LDK-së përkrahu ndarjen e mjeteve për këto dy OJQ-ë. Përkrahje e drejtë, sikur të ishte e sinqertë. Kjo që sot e bëri LDK ( në një anë pengo e në anën tjetër përkrah) na e kujtoi atë thënien e vjetër të popullit që thotë: “… të rrah natën e të vajton ditën…”

Gjilani ka nevojë për një Kuvend që e gjen mënyrën për të kryejë punën e tij e jo për një Kuvend që gjen arsye për mospunën e tij.

Inateve dhe lojërave politike, në kurriz të qytetarëve, duhet t’ju jepet fund.

Këshilltarët komunal kanë për obligim, që t’i përmbushin obligimet e tyre, ose në të kundërtën duhet t’i hapin rrugë zgjedhjeve të reja për Kuvendin Komunal./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.