Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Botohen tre libra me poezi të shkrimtarit Rifat Muriqi
Kulturë

Botohen tre libra me poezi të shkrimtarit Rifat Muriqi

adminBy adminJuly 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shtëpia botuese “Armagedoni” ka botuar tre libra të poetit Rifat Muriqi.

Për secilin libër  “Armagedoni” ka shkruar nga një shënim të shkurtër për përmbajtjen e librit:

Rifat Muriqi, pos shkrimtar, është edhe idealist. Për veprimtari atdhetare ka kontribuar me familje. Idealizmin e heronjve për komb dhe atdhe, për liri dhe pavarësi, edhe të kontribuuesve të tjerë për liri dhe paqe, edhe e ka dhënë saktë, edhe e ka zbukuruar në librin Atdhe, vdeksha për ty!, i cili është një libër përkushtues, në shenjë nderimi dhe kujtimi, për prijësit e luftës së Kosovës, për heronjtë dhe dëshmorët, për çdonjërin që ka derdhur një pikë gjak dhe djersë për çështjen kombëtare. Libri ka emra heronjsh, kryesisht të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, edhe të tjerë heronjsh të gjallë e me nam të madh në fushëbeteja. Muriqi përpos që shkruan për ta, në disa raste, me poezi si tekste të këngëve, u këndon sakrificave të tyre të pashembullta dhe, me këtë vepër letrare, krijon një përmendore kujtese për brezat e rinj.

Poezia lirike, veçan lirika e dashurisë, nuk i trazon vetëm të rinjtë. E ka trazuar dhe mbërthyer edhe Rifat Muriqin. Në librin e tij Mëkati i pafajësisë dashurisë ai i ka shkruar qindra poezi, qindra strofa, mijëra vargje. Nëpër vargjet e këtij libri herë shohim një djalë të ri, herë një mesoburrë, herë një të moshuar që e ka gojën plot dashuri. Për dashurinë, duket qartas, mund ta japë edhe jetën siç do ta jepte për atdheun. Ky rilindës modern, që shëtit nëpër udhët e atdheut dhe shpreh dashuri me masë dhe hiperbolë, miqve, vetvetes, të dashurave ua numëron mëkatet, dëshirat, vuajtjet, gabimet. Është poet që ka kujtesë të fortë, që kujton të bëmat erotike të vetat dhe të shokëve e të cilat i shpreh me ndjeshmëri të madhe.

Autor librash me poezi dhe prozë, Rifat Muriqi, sa më shumë që i afrohet pensionimit, aq më shumë shfaq pjekuri artistike në krijimtarinë letrare. Mos ma varni jetën te varri, thotë Muriqi në krye të kësaj përmbledhje poetike mbushur me motive dhe tema të ndryshme nga jeta e shqiptarit të zakonshëm, fati i të cilit është fat edhe i autorit, i cili qan, ëndërron, gëzohet, dëshpërohet, reagon, thumbon, evokon… Në një peshore të kujtesës vë ngjarje të llojllojshme. Përballë fate dhe fatkeqësi njerëzish. Tundime dhe mundime të tyre. Të mira dhe të këqija të tyre. Dhimbje dhe forcë të huajën dhe të veten. Kujtesë dhe harresë mbarëkombëtare…

Armagedoni

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

“Kalendar i përjetësis së fjalës”, një libër unik në llojin e tij

July 6, 2026

Njerëzit me maska

July 4, 2026

Me shkruaj një leter…

July 3, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.