Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Konceptimi i çiltërsisë
Kulturë

Konceptimi i çiltërsisë

adminBy adminJuly 19, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Mehmetali REXHEPI

Emire Blalli – Dërmaku: URTËSI NGA FILOZOFIA E JETËS; LENA, Prishtinë, 2024

FUNKSIONI FRENUES I URTISË

Parimi i jetëgjatësisë për të mirën mes njerëzve, që të jetë ajo sa më jetëgjatë varet nga kultivimi i së mirës mes dy apo më shumë palësh. Pra kushtëzohet nga ushqimi i baraspeshuar i subjekteve, ndryshe kësaj hapësire vepron përthithja e pakëndshmes. Pa- shmangshëm kushtëzimi është drejtim i dyanshëm. Në përvojat njerëzore kjo është e dëshmuar sa e sa herë. Përse ndodh çartja ndërmjet njerëzve? Çartja ndodh sepse te njëri ose tjetri subjekt njerëzor del në pah egoja për mbizotërim; vullneti i egos së tjetrit mbi vullnetin e subjektit tjetër. Kështu ndodh, ngase mungon perceptimi i ndërsjellë i vlerës. E ndërsjella në marrëdhëniet e superstrukturës së qëndrueshme njerëzore gjithnjë është ngritur në vlerat përbashkuese. Ky parim njerëzor që të mbahet në lartësinë e duhur lyp tumiren e lëshimeve të dy palëve. Tumirja e mbanë të gjallë marrëdhënien duke e  ekuilibruar kundruall tekeve të egoizmit ndërmjet subjektesh. Të shumtën fijet e marrëdhënieve stërkeqen, kur te asnjëri karakter nuk ka gatishmëri mirëkuptimi.

Çka mungoi në këtë diskurs? Këtu mungoi sinqeriteti i mirëfilltë. Në këso marrëdhëniesh mungoi urtësia, andaj dalin në s’përshfaqje s`përputhjet e idealeve ose mangësia e tyre në drejtimin marrje-dhënie reciproke. Kjo rrethanë sociale, psikologjike, etike, qytetëruese shpërfaq reflekse vetëdijesimi apo zvetënimi te njëri ose karakteri tjetër. Madje, po u thelluam më shumë në këtë diskurs, dalin një mori shkak-pasojash të pleksura të karakterit logjik, shpirtëror, etik dhe kulturor.

Pa dyshim autorja Emire Bilalli-Dërmaku në qëmtimet e saj të urtësive, në vëllimin URTËSI NGA FILOZOFIA E JETËS, që sapo doli me këtë trajtë libri, mëtoi t`i vijëzojë disa nga karakteristikat frenuese të urtësisë njerëzore, sipas parimit të ajsbergut, duke spikatur vetëm dukjen e syprinave të tyre, por me qëllime të ndikimit të drejtpërdrejt për lexuesin. Thëniet e urta të autores Bilalli-Dërmaku janë urti të përvojës, që nxisin përjetime shijesh të ndryshme, nga këndi i sprovimit e i këndvështrimit të tyre në jetë. Shprehja pohuese e qasjes sonë qoftë në shumës apo në njëjës, lë të kuptohet si shtytje dinamike e anë-pamjeve pozitive të vlerave njerëzore. Pikërisht këso pamje të përvojës vë në spikamë autorja Emire. Këto urti për t`i përimtuar veç e veç shkrimi ynë do të merrte shtrirje të gjerë shqyrtuese, andaj do t`ua prekim vetëm disa anë të tipologjisë përgjithësuese të tyre.

Gjithsesi, në tërë gamën e urtësive të këtilla, për perceptimin e ngjyrave e të përmbajtjeve të karaktereve që ngërthejnë urtësitë njerëzore për akëcilin gjësend dhe për akëcilën dukuri, të gjitha dalin të gdhendura si rrjedhojë e një kulture të akumuluar nga përvoja njerëzore e mjedisit të autores dhe, leximit të vëmendshëm të përvojës jetëgjatë.

Në librin URTËSI NGA FILOZOFIA E JETËS prej (72) shtatëdhjetë e dy urtësish, kryesisht të shkurta, për zbërthimin vlerësues të tyre mund të shkruanim faqe të tëra. Autorja Bilalli-Dërmaku ka qëmtuar fjalë të urta që prekin sfera të ndryshme të realitetit njerëzor, që nga këndvështrimet intime deri te dukuritë paradoksale, të cilat i hasim në jetën e gjallë të popullit. Në disa nga qëmtimet urtuake të kësaj autoreje, vërejmë kapje të holla të kontrasteve mendore kundruall sprovimeve të përvojës së njeriut. Ca nga urtitë mund të përdoreshin si formula në situata të mjegulluara të gjendjes shpirtërore, për gjetjen e emëruesit të përbashkët të së mirës apo syçeltësi për shmangie grackash, që mund të na i bëjnë ose ia bëjmë vetvetes! Prej reflektimesh të urtive të qëmtuara nga autorja, sheshohen udhë të mjaftueshme për të mos rënë në gracka të ndryshme. Por, situatat e jetës, të cilat janë të vazhdueshme, të ballafaqueshme fare lehtë mund ta nënshtrojnë njeriun e pakonceptuar për ngadhënjimin mbi kotësitë, mashtrimet, lakminë dhe hilen.

VETËDIJA E VLERËSIMIT TË FAKTORIT KOHË

Nga diskursi i urtësisë të autores Emire Bilalli-Dërmaku është për t`ia nënvizuar vetëdijen e theksuar për kohën si faktor kushtëzues dhe ekzistencial. Koha si kategori absolute për universin dhe për qenien e frymorëve njerëzorë është, veçse një episod kalimtar dhe, po qe se ajo gjatësi lidhjesh episodike nuk kapet për t`i shijuar dhuntitë ajo ikën, fluturon dhe të merr e të hedh në humbëtirat e saj të pakthyeshme… Andaj, vlerësimi i përkushtimit “qoftë edhe një sekondë për ty…”[1] Ka peshë e ndjeshmëri të hollë të arsyes për kategorinë e çmuar të përmbushjes së faktorit kohë, mbase edhe në disa sekonda dashurie. Kësisoj, autorja e shpërfaq çmimin e vlerës për kohën, që mund të mos dish ta çmosh, por koha është kategori e kushtueshme.

Vetëdija për kohën që i jepet njeriut për ta eksploruar jetën brenda saj, mandej natyrën për t`ia zbërthyer asaj begatitë, të panjohurat, të ëmblat në funksion të së bukurës e të lumturisë për individin dhe bashkësinë njerëzore; tekstet e urtësive të tilla marrin tipare të dukshme të sinqeritetit. Kështu, del në pah natyra e çiltër e kësaj autoreje. Në këtë mënyrë, përsiatjet e autores për kërkimin e së mirës, e shpijnë andej kahes së thellimit dhe të pasurimit për intuitën e saj krijuese. Kjo intuitë mëton t`i përtrollisë të arsyeshmen dhe të domosdoshmen, të drejtën dhe zgjuarsinë, durimin dhe sakrificën për dashurinë, të cilat, shpesh egoja ose egot e njerëzve mëtojnë t`i ngufasin apo t`iu japin kahe të dëshirueshme vetëm e vetëm për ta.

FORMULAT E URTËSISË

Fjalët formula të shumtën i shërbejnë njeriut si modele për t`i përvetësuar si zgjidhje në situata të tendosura e të ndërlikuara, me përdorimin e këshillave gjakftohta, pa nguti dhe eufori shpërthyese. Ndonjë herë të shtrohën krejtësisht miqësore dhe, të shtrijnë dorën për dalje tej vorbullash të euforisë; mund t`i përdorësh si busull për orientimin e detarëve dhe, për orientime vetjake në detin e gjerë me dallgët e shumta të jetës. Jeta bashkëkohore nuk është e qetë, as pa shtrëngata shoqërore… Në univers gjithçka lëviz e ndryshon trajtën, porse esenca e materies nuk zhbëhet, ajo qarkullon…

Në gjithë varganin e këtyre urtësive, në (72) shtatëdhjetë e dy s`osh, autorja mëtoi të ngre lart karakterin ndërtues te njeriu. Në këtë karakter gatuhet njerëzorja ndërtuese, andaj pohon:

“Sigurohu të rregullosh përpara se të rrënosh. Nëse me një fjalë e rrënon, një mijë të tjera nuk mund ta rregullojnë të rrënuarën…”[2]

Prore këshillat njerëzore e qytetëruese të urtarëve, i kanë paraprirë shqetësimit dhe kujdesit për ndërtim marrëdhëniesh, para se të përfshihen ato nga zgjimet e furive egoiste rrënimtare… Andaj, mospërfillja e filozofisë së urtësisë së atyre me pamje largvajtëse dhe, shtresime urtarësh, popujve ua kanë shkaktuar katrahurat e pasojave rrënimtare! Shoqëria njerëzore përgjatë historisë u karakterizua nga logjika e sëmurë e vendnumërimit për periudha pasojash afatgjata! Historia është dëshmitare e përsëritjes së absurdit njerëzor në gjithë jetëgjatësinë e saj!

KONCEPTIMI I ÇILTËRSISË

Në marrëdhëniet e sferës së përkatësisë së botës intime, autorja ka arritur të ngre diskursin urtarë të ndjeshmërisë emocionale pohimesh në masën e duhur, madje duke dhënë shembuj vetjak frenimesh të qëllimeve të njëanshme, si një model etik i maturisë për mosprishje të harmonisë. Mirëpo, natyra e mirëfilltë e sublimes së urtisë, nuk ngrohet nga duaj të djegur kashte në janar…

“Kur jam me ty, nuk ka rëndësi a është moti me diell apo me shi, sepse unë e di, që ti mua më mbron nga çdo stuhi!”[3]

Duket se urtia e këtillë përshkohet nga ndjeshmëria e një romantike të idealizuar. Kështu flet ndjenja dhe jo urtësia për ndjenjën e dashurisë. Tashmë është dëshmuar nga shtytjet e lakmisë së pashërueshme, se këso përkushtimesh kanë rrëshqitur në pakënaqësi. Sidoqoftë Emira si autore urtish, ndjek edhe diskursin për rimëkëmbjen e besimit aty ku të kanë harruar: “dije se ekziston dikush, që do ta hapte çdo derë për ty!”[4]

Nëpërmjet këtyre urtësive, Emirën si autore, e fisnikërojnë përpjekjet për kultivimin e marrëdhënieve të çiltra në gjininë njerëzore. Meqë në këto shkrime nuk kemi dialog dramatik, ndjejmë vetëm monologun e rrudhur autorial, që ngre konceptime për sinqeritetin, për disa trajta të egoizmit, si dhe ngrehje për veshi gjithsecilin subjekt të përgjumur, që shikon, por nuk sheh, që dëgjon, por nuk ndjenë se jeta kërkon syçeltësi, durim, gëzime dhe lumturi të përbashkëta…

AKT I PËRMBYLLJES

Mendoj se Emire Bilalli-Dërmaku si autore e shkrimeve të tilla, ka ndjeshmëri për t`i piketuar e spikatur dukuritë e kamufluara në jetën tonë urbane.

Shëndet e të mbara për autoren!

Gjilan, më 28 qershor 2024


[1] Emire Bilalli-Dërmaku : URTËSI NGA FILOZOFIA E JETËS; LENA, Prishtinë, f. 20 

[2] Po aty; f. 29

[3] Po aty; f. 43

[4] Po aty; f. 42

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.