Llapi dhe Malisheva do t’i zhvillojnë ndeshjet e kthimit në garat evropiane, pasi të parat janë zhvilluar një javë më parë.
Rikthimi nuk është i pamundur edhe pse është shumë i vështirë dhe megjithatë skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina kërkon mbështetjen e tifozëve për ta bërë një gjë të
Dueli i Llapit dhe Wisla Krakow është i vlefshëm për rrethin e parë kualifikues në Ligën e Evropës dhe zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.
Malisheva ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi në kuadër të rrethit të parë të Ligës së Konferencës ndaj Budocnostit me rezultat minimal 1-0.
Goli i Etnik Brrutit ishte vendimtar për fitoren e malishevasve të cilët synojnë mos të mposhten në Podgoricë në ndeshjen e kthimit.
Dueli mes Budocnostit dhe Malishevës fillon nga ora 21:00 në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.


