Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Një roman shqiptar i nivelit botëror
Kulturë

Një roman shqiptar i nivelit botëror

adminBy adminJuly 12, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Çdo vend ka së paku dy fytyra, një legjendare dhe një reale. Shqipëria ka atë fytyrë që ia japin sytë që e shikojnë, por kjo fytyrë është gjithmonë bashkim i të vërtetës me legjendën. Ajo gjithmonë jep pak më shumë, ose shumë më tepër se ç’kërkojmë.

Nga Robert Escarpit

Bëhuni pushtues dhe do të gjeni luftë pa mirënjohje. Bëhuni të sjellshëm dhe do të keni miqësinë e pakursyer të botës. Bëhuni pak mosbesues dhe do t’ju dalë një roje prapa çdo guri, një polic pas çdo dere, një mister në çdo rrugë. Bëhuni të besueshëm dhe do të keni muzikë në kafenetë e Tiranës, do të ëndërroni ngjyrat e qilimit të Korçës, do të ndieni erën e rakisë së vjelë në Përmet. Përshkruani përbuzjen, përfilljen, mëshirën, dhe do të mendoni që do të ndikoni në sytë e një shkrepi të thepisur, me faqe të zhbiruara që duket sikur është duke thithur duhan mendueshëm dhe duke ju gjykuar, duke ju zhveshur dhe përulur ashtu siç e ka përulur Ismail Kadare gjeneralin e ngarkuar me një mision.

Kështu ndodh që nga kohët e neolitit, malësori rri mbështetur mbi një shkëmb, gati për të qëlluar me pushkë, shtizë, gur, çdo gjë që vjen nga deti ose nga marshimet e ushtrive. Secili ngre një shkëmb dhe toka e thatë nën ta i krekoset eshtrave të ushtrive sulmuese që kanë dhunuar, skllavëruar, torturuar, masakruar, therur popullin pa mundur ta pushtojnë, ose ta shkatërrojnë asnjëherë. Ata janë njerëz që kanë një gjuhë më të vjetër se ajo e heronjve homerikë, e prekur, e ndikuar nga gjuhët e të gjithë pushtuesve të saj, por e paprekur në strukturën e saj. Në shqipe mund të numërosh nga dy deri në pesë në latinishten e vonë, më tej në gjuhën turke dhe pastaj në sllavishte, por njëshi thuhet gjithmonë njëjtë, ashtu siç thuhej para tre mijë vjetësh.

Dhe kjo është e mjaftueshme: një i përfaqëson të gjithë shqiptarët në Shqipëri. Në romanin e Ismail Kadaresë malësori Nik Martini shtie kundër çdo ushtari italian të vendosur në plazh, ai është një si njëqind. Punëtori i vjetër Reiz, i vrarë (i helmuar) nga kockat e një armiku të vdekur para njëzet vjetësh, është vetëm dhimbja e madhe dhe zemërimi i madh i një populli me histori tragjike

Midis këtyre dy të vdekurve të vetmuar, gjenerali i cili mbledh divizionet dhe ushtritë e skeleteve, ndihet më i mundur se paraardhësit e tij të luftës. Ai vallëzon një kadril të çuditshëm mes varresh me gjeneralin dorac të një ushtrie tjetër të vdekur dhe me një prift të dyshimtë. Nga ky vend mesdhetar ai sheh për dy vjet zhvarrimet kuturu në lloçin e vjeshtës dhe në skllotën e dimrit. Nga kronologjia rigoroze dhe dramatike e rrëfimit të tij, Kadare ia ka mohuar pranverën gjeneralit. Gjithçka fillon me shi dhe borë, gjithçka mbaron me erë.

Megjithatë, buzëqeshja dhe pranvera janë ende atje, në malet e larta. Buzëqeshja gjakftohtë e humorit që e bën armikun e vjetër një kafshë kureshtare, por nuk e trullos, është edhe e gatshme për t’u bërë e përzemërt me kusht që tjetri të bëjë lëvizjen e parë, buzëqeshje shumë njerëzore, guximtare dhe besnike, e kujtesës së gjatë dhe e durimit të shkurtër. Shqipëria gjithashtu ka një pranverë e cila mund të përkthehet në gjuhën e komunizmit modest të saj në fund si ndjenjë gëzimi e jetesës, jo për të jetuar më mirë, por për të jetuar gjithçka, që është shumë më mirë se të mos kesh asgjë.

Vise të taksave dhe shkollave të lira, vend i shtresës feudale dhe i harruar nga ana e Evropës, Shqipëria gjithmonë ka pasur dhe ende ruan një traditë të fortë me poezinë orale. Për përvjetorin e njëzet e pestë të çlirimit të saj, Ismail Kadare i jep lexuesit francez një roman të nivelit botëror, çka do të thotë shumë, por, për më shumë, ai roman është zëri i mijëvjeçarit që u flet burrave të Shqipërisë për shekullin e ringjalljes së saj./ 28 nëntor 1969

Shënim: Përktheu nga frëngjishtja: Ag Apolloni. Titulli i artikullit është nxjerrë nga brendia e tekstit, i cili është vendosur si parathënie e botimit frëngjisht të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të cilin Escarpit e cilëson “roman de stature mondiale” (Albin Michel, Paris, 1970, f. 9-11). Robert Escarpit (1918 – 2000), profesor universitar, gazetar, kritik letrar dhe shkrimtar i njohur francez. Intelektual majtist, njohës i kulturës dhe politikës shqiptare, autoritet në botën akademike, kulturore dhe politike frënge, ka shkruar disa libra dhe është bërë objekt i disa studimeve. Ndër veprat e tij veçohen: Sociologjia e letërsisë (1958), Revolucioni i librit (1969), Letrarja dhe socialja: elemente për një sociologji të letërsisë (1970), Shkrimi dhe komunikimi (1973) etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.