” Teatri i parë në Kosovë me çmim ndëkombëtar. Kjo e arritur, ndoshta mund të cilësohet si suksesi më i madh mes shumë rezultateve të tjera të Teatrit të Qytetit të Gjilanit”, ka thënë Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Tutje ka theksuar se bashkë me drejtorin e kulturës Kushtrimin dhe Drejtorin e Teatrit Ersonin, janë mirëpritur aktorët e brezave të ndryshëm, në shenjë mirënjohje e respekti për punën, përkushtimin dhe rezultatet./GJILANI INFO/






